Një lavazh automjetesh në rrugën “Idriz Alidhima” të qytetit të Sarandës, që përdorej si bazë për shpërndarjen e lëndëve narkotike është zbuluar nga policia.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kamuflimi”, policia arrestoi 51-vjeçarin Renato Makri, dhe 22-vjeçarin Ilir Prenga, të dy banues në Sarandë. Sipas hetimeve, ata kishin përshtatur ambientet e lavazhit si pikë për shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, u sekuestruan rreth 1 kilogram kanabis, si dhe materiale të tjera që shërbenin për ndarjen dhe paketimin e saj.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)