Dy të rinj nga Mamurrasi kanë rënë në prangat e policisë pasi tentuan të vjedhin një argjendari në qytetin e Pogradecit.
Ngjarja ka ndodhur më 20 mars 2026, në lagjen nr. 5, ku sipas hetimeve, autorët tentuan të hapnin me forcë qepenin dhe thyen xhamin e derës hyrëse të biznesit, por nuk arritën të marrin sende me vlerë.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Argjendaria”, shërbimet e Policisë së Pogradecit, në bashkëpunim me ato të Kurbin, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të dy të dyshuarve, Klajdi Tuga dhe Bledart Milla, përkatësisht 23 dhe 22 vjeç.
Të rinjtë akuzohen për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë.
Ndërkohë, një 29-vjeçar është proceduar penalisht për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, ndërsa për arsye hetimore nuk bëhen të ditura detaje të tjera.
“Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e grumbulluara, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, më datë 20.03.2026, kanë tentuar të vjedhin argjendarinë në pronësi të shtetasit L. A., duke tentuar të hapin me forcë qepenin dhe duke thyer xhamin e derës hyrëse të dyqanit, por nuk kanë mundur të marrin sende nga ky ambient”, sqaron policia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)