Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një person dhe shpalli në kërkim një tjetër në lidhje me një ngjarje të ndodhur disa ditë më parë ku u dogj qëllimisht një automjet i parkuar.
Pas verifikimeve të kamerave të sigurisë, policia ka identifikuar autorin e kësaj ngjarje, i cili më pas u arrestua nga uniformat blu.
Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit D. V., se i kishin djegur automjetin, shërbimet e Komisariatit të Lushnjës organizuan punën për të përcaktuar autorësinë e rastit dhe për të sqaruar rrethanat.
Si rezultat, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi M. B., 39 vjeç, banues në Plug.
Gjithashtu, u identifikua shtetasi që dyshohet se porositi kryerjen e këtij krimi, A. Z., 28 vjeç, i cili nga veprimet hetimore, rezultoi se ka qenë në konflikt me xhaxhanë e shtetasit D. V., për motive pronësie.
Punohet intensivisht për kapjen e 28-vjeçarit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)