Kjo e diel pritet të sjellë kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë territorin e vendit.
Sipas parashikimeve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë kryesisht i kthjellët, pa reshje dhe me temperatura tipike pranverore.
Vlerat termike do të luhaten nga 2°C në zonat verilindore, deri në 24°C në ultësirën perëndimore. Në qytetet kryesore si Tirana, Shkodra dhe Elbasani, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 23–24°C, duke krijuar kushte të favorshme për aktivitete në natyrë.
Ndërkohë, zonat malore si Kukësi dhe Peshkopia do të përjetojnë temperatura më të ulëta krahasuar me pjesën tjetër të vendit.
Era do të fryjë me drejtim nga verilindja në veriperëndim, me një shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Në zonat bregdetare dhe ato luginore, intensiteti i saj pritet të rritet deri në 12 m/s, duke sjellë herë pas here rryma më të forta ajri.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)