"Vizat i hoqëm ne", Berisha dhe Rama përplasen online

Gjatë një takimi me asamblenë e njësisë nr. 12 në Tiranë kryeministri Edi Rama tha se arritja më e madhe e tij është pasaporta e BE-së.

04.04.2026. 22:42

"Vizat i hoqëm ne", Berisha dhe Rama përplasen online

Gjatë një takimi me asamblenë e njësisë nr. 12 në Tiranë kryeministri Edi Rama tha se arritja më e madhe e tij është pasaporta e BE-së. 

“Kam pasur gjithmonë një ndjenjë hakmarrjeje brenda vetes për shkak të pasaportës. Sa herë dilja jashtë vendit, që nuk isha asgjë tjetër veçse një shqiptar tepër i gjatë për të qenë i durueshëm para një polici italian sa gjysma ime, gjithmonë përfundoja në komisariatin e aeroportit, rregullisht, sa futesh aty te radha axhitohesha një herë do i thoja atij policit çfarë ke me atë gruan, po ti kush je… pse? Sepse e kisha tmerr atë radhën. Thosha kur do vijë dita që kjo pasaporta dhe të qenit shqiptar të mos shoqërohet me të tilla situata. Kjo është arritja ime më e madhe”, shprehej Rama lidhur me vizat”, shprehej Rama sot gjatë një takimi asambleje me njësinë 12, në kryeqytet.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj kësaj deklarate i cili përmes një postimi në rrjetet sociale me deklaratën e Ramës thotë se vizat u hoqën në kohën e PD-së, në vitin 2010. 

“Miq, vizat me BE-në u hoqën në vitin 2010! Ky bënte greva urie dhe dërgonte email-e në Bruksel se po hoqet vizat do ju dynden 800 mijë shqiptarë. Kurse tani heqjen e vizave e quan arritjen më të madhe të jetës së tij! Kur nuk ke turp, thua çdo gjë”, shkruan Berisha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)