Korçë, gjenden të pajetë dy emigrantë

Dy persona të moshave 25 dhe 30 vjeç janë gjetur të pajetë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kamenicë të Korçës, ku janë gjetur trupat e dy të rinjve, të dyshuar emigrantë të paligjshëm.

04.04.2026. 17:38

Korçë, gjenden të pajetë dy emigrantë

Dy persona të moshave 20-22 vjeç janë gjetur të pajetë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kamenicë të Korçës, ku janë gjetur trupat e dy të rinjve, të dyshuar emigrantë të paligjshëm.

Sipas informacioneve të para, ata nuk kanë pasur shenja dhune, çka dyshohet se mund të kenë humbur jetën për shkak të temperaturave të ulëta gjatë natës. 

Policia ndodhet në vendngjarje për të kryer hetimet për rastin si dhe do të jetë mjekësia ligjore që do të zbulojë shkakun e vdekjes.

NJOFTIMI I POLICISE

Korçë / Informacion paraprak

Më datë 04.04.2026, rreth orës 17:00, në malin e Kamenicës, Korçë, në vendin e quajtur "Qyngji", janë gjetur të pajetë dy shtetas të huaj (dyshohet se janë emigrantë nga Afrika), rreth moshës 20–22 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupave të tyre, nuk janë konstatuar shenja dhune. 

Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës së këtyre shtetasve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)