35-vjeçari “mori peng” prindërit e tij, plagoset me thikë pas ndërhyrjes së policisë

Një 35-vjeçar në Himarë ka mbajtur peng prindërit e tij në banesë dhe është vetëplagosur gjatë ndërhyrjes së policisë.

02.04.2026. 20:58

Ngjarja ka ndodhur kur i riu, në gjendje të rënduar psikologjike, kishte izoluar dy prindërit dhe i kërcënonte me mjet prerës. Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur menjëherë negociata për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Pas rreth një ore komunikimi, një efektiv policie ka arritur të vendosë kontakt të drejtpërdrejtë me 35-vjeçarin, duke ndikuar në qetësimin e tij dhe uljen e tensionit.

Në momentin e ndërhyrjes, i riu ka tentuar të dëmtojë veten me mjetin prerës, por është neutralizuar në kohë nga policia, duke shmangur pasoja më të rënda. Prindërit janë shpëtuar pa pësuar lëndime.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)