Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 1 ditë më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka dhënë një intervistë për median greke TA NEA, 72 orë përpara vizitës së saj në Athinë, ku thotë se me homologun e saj helen është e hapur të dsikutojë çdo temë, përfshirë edhe çështjen e kufirit detar mes dy vendeve.
Përpara vizitës së saj zyrtare në Athinë, që pritet të zhvillohet të martën, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka dhënë një intervistë për gazetën greke TA NEA, ku ka theksuar rëndësinë strategjike të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë.
E pyetur për agjendën e takimeve me homologun e saj grek, Giorgos Gerapetritis, Spiropali u shpreh se vizita në Athinë synon një diskutim të gjithanshëm mbi marrëdhëniet dypalëshe, madje duke mos anashkaluar çështjen e detit.
“Po vij në Athinë për të diskutuar 360 gradë, për gjithçka. Për listën tonë shumë të gjatë, e theksoj, shumë të gjatë, të bashkëpunimit dhe pikave të forta, por edhe për fushat ku mund të përmirësohemi”, tha ajo.
Ministrja theksoi se për Shqipërinë, Greqia mbetet një partner strategjik dhe një fqinj me rëndësi të veçantë. “Vullneti ynë është të ecim përpara në frymën e bashkëpunimit të ngushtë, miqësisë dhe vlerave evropiane. Marrëdhëniet tona janë tashmë shumë të afërta, por besoj se ato mund të zgjerohen më tej në fusha strategjike si energjia – veçanërisht ajo e rinovueshme dhe siguria energjetike rajonale, mbrojtja e mjedisit, transformimi digjital, turizmi, siguria dhe shumë të tjera”.
E pyetur për çështjen ende të pazgjidhur të përcaktimit të zonave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, Ministrja e Jashtme theksoi angazhimin e palës shqiptare për gjetjen e një zgjidhjeje.
“Shqipëria mbetet fuqimisht e angazhuar për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të mbetura pezull me Greqinë, përfshirë përcaktimin e zonave detare dhe marrëveshjet që lidhen me disa aspekte të kufirit tokësor, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe respektimin e parimeve të fqinjësisë së mirë”, deklaroi ajo.
Spiropali nënvizoi gjithashtu rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm mes Tiranës dhe Athinës. Në intervistë u trajtua çështja e diasporës shqiptare në Greqi, me Spiropalin që theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit për mirëqenien e saj, përfshirë lehtësimin e procedurave administrative dhe krijimin e më shumë mundësive arsimore dhe kulturore për fëmijët e emigrantëve, mes tyre edhe futjen e gjuhës shqipe si lëndë me zgjedhje në shkollat greke.
Po ashtu, ajo bëri të ditur se të dyja qeveritë janë në fazë intensive pune për një marrëveshje dypalëshe për sigurimet shoqërore.
“Kjo marrëveshje do të garantojë njohjen e drejtë të pensioneve dhe kontributeve, duke mbrojtur vitet e punës dhe të ardhmen e qytetarëve tanë.Në periudhën në vijim, të dyja palët duhet të vazhdojnë të forcojnë kanalet e hapura të komunikimit për të siguruar që rruga përpara të mbetet konstruktive, në respekt të ndërsjelltë dhe në përputhje me aspiratat tona të përbashkëta evropiane.”
Lidhur me rolin që Greqia mund të luajë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, veçanërisht gjatë Presidencës greke të BE-së në vitin 2027, Spiropali shprehu pritshmëri të qarta. “Pritshmëria jonë është që Greqia të përdorë zërin dhe peshën e saj politike për të avancuar idenë e një hapësire të përbashkët evropiane në rajonin tonë, ku Greqia dhe Ballkani Perëndimor të trajtohen si një tërësi strategjike dhe jo si periferi të ndara”, tha ajo.
Sipas saj, integrimi i Ballkanit Perëndimor është një investim strategjik për vetë Bashkimin Evropian.
“Besoj se, nën udhëheqjen greke, Ballkani Perëndimor do të mbetet në krye të agjendës evropiane, jo si një shënim dytësor, por si një investim thelbësor në stabilitetin dhe të ardhmen e vetë Evropës. Është në interesin më të mirë të Greqisë dhe të qytetarëve grekë që të kenë në kufijtë e tyre një hapësirë më të gjerë evropiane dhe një partner më të fortë. Krijimi i një korridori të dytë tregtie, energjie, transporti dhe lidhjeje digjitale, që shtrihet nga Greqia përmes Shqipërisë e më tej në zemër të Evropës, do të sillte përfitime për të gjitha vendet tona”, u shpreh ministrja.
Pas tre ditësh me radhë pritjeje të gjata në kufi, qarkullimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut rikthehet në normalitet.
19:52 8 h më parë29.01.2026.
Autori
Ambasada e SHBA iu kërkon qytetarëve shqiptarë që të respektojnë afatet e vizave në të kundërt do të përballen me pasoja.
19:22 8 h më parë29.01.2026.
Autori
Ervin Salianji ka lëshuar nga Himara akuza të ashpra ndaj liderishipit të PD, i cili sipas tij ka shkatërruar garën në parti.
19:04 8 h më parë29.01.2026.
Autori
Pas një seance maratonë që zgjati rreth gjashtë orë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar shqyrtimin e radhës për çështjen penale ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
18:40 9 h më parë29.01.2026.
Autori
Përfaqësuesit e PD i shprehën raporterit të PE për Shqipërinë shqetësimin për bllokimin e shqyrtimit të mandatit të Belinda Ballukut, që sipas tyre cenon rolin e Kuvendit, pavarësinë e drejtësisë dhe standardet demokratike.
17:54 10 h më parë29.01.2026.
Autori
Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka dorëzuar një rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës shtrënguese të ndalimit të daljes jashtë vendit.
17:33 10 h më parë29.01.2026.
Autori
Policia kufitare në Sarandë procedoi një shtetas grek që tentoi të nxirrte nga Shqipëria 45 mijë euro, pa i deklaruar ato.
17:10 10 h më parë29.01.2026.
Autori
GJKKO i ka vijuar masën e sigurisë arrest në burg shtetasit Jozi Kraja, i cili u ekstradua dy ditë më parë nga Zvicra pasi dyshohet se për vite me radhë ka siguruar kushtet për vrasjen e vëllezërve Bami.
16:16 11 h më parë29.01.2026.
Autori
27-vjeçari Arnest Gjoncaj u transportua me urgjencë drejt Tiranës, për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar. Dy persona të arrestuar dhe një i tretë shpallet në kërkim.
15:32 12 h më parë29.01.2026.
Autori
Komente (0)