Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 1 ditë më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Konferenca e Kryetarëve është përfshirë nga debatet për çështjen Balluku. Vendimi i Kuvendit për të shtyrë Këshillin e Imuniteteve dhe Mandateve deri në vendimin e Kushtetueses është quajtur njollë turpi nga demokratët.
Konferenca e Kryetarëve është përfshirë nga debatet për çështjen Balluku. Vendimi i Kuvendit për të shtyrë Këshillin e Imuniteteve dhe Mandateve deri në vendimin e Kushtetueses është quajtur njollë turpi nga demokratët.
"Zoti Peleshi, jeni në shkelje flagrante të Rregullores. E kemi kërkuar pesë herë mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve, por e keni refuzuar. Vendosët ta mblidhnit më datë 28, por dy orë para mbledhjes, me një urdhër që përmbante të dhëna të rreme, e keni anuluar mbledhjen. Kështu siç e keni shkruar, edhe pse jam i bindur se nuk e dini se çfarë keni shkruar, i bie që Këshilli të mblidhet pas dy muajsh. Mjafton të lexosh ligjin për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Pra, ju thoni që do ta mblidhni Këshillin pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që Gjykata ka më shumë se dy muaj kohë për t’u shprehur. Kjo është një sjellje arbitrare dhe argumentet kanë zero bazë, qoftë në Kushtetutë apo në Rregullore. Askund nuk thuhet që Kuvendi duhet të presë të shprehet një institucion tjetër për një çështje që nuk ka lidhje me ne. Ka vetëm një shpjegim: ju keni marrë në mbrojtje korrupsionin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Ne nuk kemi bojkotuar mbledhje. Në dy datat që ishin përcaktuar për zhvillimin e saj, anëtarët tanë nuk kanë qenë të pranishëm për shkak të angazhimeve të tjera të mëparshme. Kjo nuk përbën bojkot, por mungesë fizike për arsye objektive dhe të justifikuara", është shprehur kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi.
Përgjigja e kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi ishte se u veprua në përputhje me Kushtetutën, ligjin dhe rregulloren.
"Këshilli ka vepruar dhe do të veprojë në çdo rast duke pasur vijë të kuqe Kushtetutën, ligjin dhe rregulloren. Në respekt të Kushtetutës, mbledhja e Këshillit është thirrur menjëherë. Në respekt të rregullores, është respektuar qëndrimi i të gjitha palëve/anëtarëve në Këshill. Deputetët e maxhorancës kanë kërkuar që në procesin e shqyrtimit të kërkesës të merret edhe vendimi i GJK-së. Unë, si kryetar i Këshillit, jam i detyruar të mos injoroj asnjë qëndrim dhe kërkesë, për sa kohë që nuk shkel Kushtetutën, ligjin dhe rregulloren. Ju kujtoj se jemi brenda afatit 3-mujor që përcakton rregullorja për marrjen e vendimit për pranimin ose rrëzimin e kërkesës", është shprehur Peleshi.
Edhe kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla arguentoi se duhej pritur Kushtetuesja për vendimin.
"Nëse grupi parlamentar i PD-së ka ankesa ne lidhje me mbledhjen e Këshillit të Mandateve ta ankimojë këtë vendim-marrje sipas Rregullores. Vendimi për të pritur Gjykatën Kushtetuese është vendimi i duhur sepse edhe vetë Kuvendi është palë në këtë ngërç kushtetues. PD bën teatër dhe nuk e ushtron të drejtën e ankimimit sipas rregullores por bën shfaqje të kota qesharake", tha ai.
27-vjeçari Arnest Gjoncaj u transportua me urgjencë drejt Tiranës, për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar. Dy persona të arrestuar dhe një i tretë shpallet në kërkim.
15:32 44 min më parë29.01.2026.
Autori
Projektligji parashikon disa risi të rëndësishme, që lidhen edhe me aspektin kibernetik apo rrezikun e survejimit të paligjshëm.
14:37 1 h më parë29.01.2026.
Autori
Departamentit të Shtetit i është kërkuar të raportojë mbi trajtimin që i bën Serbia pakicave etnike, fokusi i veçantë është te shqiptarët.
14:10 2 h më parë29.01.2026.
Autori
Shtyrjet me argumentin se mbledhja e Këshillit të Imunitetit mund të bëhet vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese është cilësuar nga demokratët si i pabazuar në Kushtetutë dhe Rregullore.
13:39 2 h më parë29.01.2026.
Autori
Pasi e çoi dosjen "Balluku" deri në Strasburg, kryedemokrati Sali Berisha nga selia blu iu rikthye aferës, për të cilën konsideron përgjegjës kryesor, kryeministrin Edi Rama. Sipas Berishës qeveria e Ramës do të rrëzohet nga protesta më e fuqishme që ka njohur Shqipëria dhe do ndodhë së shpejti.
13:21 2 h më parë29.01.2026.
Autori
Gazetari Elton Tozaj, i cili u dhunua përpara një muaji, denoncoi se pranë shtëpisë ka gjetur një bidon benzine dhe një sasi e kësaj lënde të përhapur në tokë.
13:20 2 h më parë29.01.2026.
Autori
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është kthyer nga Strasburgu ku tha se denoncoi me fakte situatën e "narkoshtetit të Edi Ramës".
12:57 3 h më parë29.01.2026.
Autori
Në timon pa leje drejtimi, kishte thyer masën e arrestit dhe ndërkohë iu gjetën dhe armë në mjetin që drejtonte. Bëhet fjalë për një 30-vjeçare në kryeqytet e cila është arrestuar nga policia.
12:49 3 h më parë29.01.2026.
Autori
Pesë ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, të hetuar nga SPAK si pjesë e aferave me tenderat në dosjen "5D" i kanë shpëtuar burgut. Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi të zbusë masat e tyre të sigurisë duke i dënuar me 12 muaj shërbim prove.
11:56 4 h më parë29.01.2026.
Autori
Komente (0)