Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 1 ditë më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Projektligji parashikon disa risi të rëndësishme, që lidhen edhe me aspektin kibernetik apo rrezikun e survejimit të paligjshëm.
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes diskutoi mbi projektligjin që parashikon ndryshime në kuadrin ligjor për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë.
Gjatë fjalës së tij, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu vuri theksin te nevoja për një forcim të zinxhirit të kontrollit, duke theksuar se kërcënimet moderne të sigurisë nuk burojnë vetëm nga armët tradicionale, por edhe nga teknologjitë digjitale. Mes tyre janë edhe pajisjet civile, që mund të përdoren për survejim dhe programet kompjuterike që transferohen me shpejtësi përmes kanaleve elektronike.
Sipas ministrit, nisma ligjore synon përafrimin me legjislacionin e Bashkimit Evropian, rritjen e efektivitetit të mekanizmave mbikëqyrës dhe garantimin e sigurisë juridike për operatorët ekonomikë që operojnë në këtë sektor. “Ky projektligj jo vetëm që garanton harmonizimin e plotë me kornizën ligjore të Bashkimit Europian, por përfaqëson edhe një hap të rëndësishëm konkret drejt mbylljes së Kapitullit 30 të negociatave të anëtarësimit”, u shpreh ministri Vengu.
Mes risive që sjell projektligji janë përfshirja e teknologjive kibernetike, transmetimeve elektronike dhe aksesit në distancë në skemën e licencimit. Po ashtu, parashikohet integrimi i kritereve që lidhen me respektimin e të drejtave të njeriut, duke marrë në konsideratë rrezikun e përdorimit të teknologjive për survejim të paligjshëm. Një tjetër element i rëndësishëm është forcimi i mekanizmit “catch all”, i cili i jep autoriteteve kompetente më shumë hapësirë për të ndërhyrë me kontrolle shtesë në rastet kur produktet apo teknologjitë paraqesin rrezik për sigurinë.
27-vjeçari Arnest Gjoncaj u transportua me urgjencë drejt Tiranës, për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar. Dy persona të arrestuar dhe një i tretë shpallet në kërkim.
15:32 42 min më parë29.01.2026.
Autori
Konferenca e Kryetarëve është përfshirë nga debatet për çështjen Balluku. Vendimi i Kuvendit për të shtyrë Këshillin e Imuniteteve dhe Mandateve deri në vendimin e Kushtetueses është quajtur njollë turpi nga demokratët.
14:38 1 h më parë29.01.2026.
Autori
Departamentit të Shtetit i është kërkuar të raportojë mbi trajtimin që i bën Serbia pakicave etnike, fokusi i veçantë është te shqiptarët.
14:10 2 h më parë29.01.2026.
Autori
Shtyrjet me argumentin se mbledhja e Këshillit të Imunitetit mund të bëhet vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese është cilësuar nga demokratët si i pabazuar në Kushtetutë dhe Rregullore.
13:39 2 h më parë29.01.2026.
Autori
Pasi e çoi dosjen "Balluku" deri në Strasburg, kryedemokrati Sali Berisha nga selia blu iu rikthye aferës, për të cilën konsideron përgjegjës kryesor, kryeministrin Edi Rama. Sipas Berishës qeveria e Ramës do të rrëzohet nga protesta më e fuqishme që ka njohur Shqipëria dhe do ndodhë së shpejti.
13:21 2 h më parë29.01.2026.
Autori
Gazetari Elton Tozaj, i cili u dhunua përpara një muaji, denoncoi se pranë shtëpisë ka gjetur një bidon benzine dhe një sasi e kësaj lënde të përhapur në tokë.
13:20 2 h më parë29.01.2026.
Autori
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është kthyer nga Strasburgu ku tha se denoncoi me fakte situatën e "narkoshtetit të Edi Ramës".
12:57 3 h më parë29.01.2026.
Autori
Në timon pa leje drejtimi, kishte thyer masën e arrestit dhe ndërkohë iu gjetën dhe armë në mjetin që drejtonte. Bëhet fjalë për një 30-vjeçare në kryeqytet e cila është arrestuar nga policia.
12:49 3 h më parë29.01.2026.
Autori
Pesë ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, të hetuar nga SPAK si pjesë e aferave me tenderat në dosjen "5D" i kanë shpëtuar burgut. Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi të zbusë masat e tyre të sigurisë duke i dënuar me 12 muaj shërbim prove.
11:56 4 h më parë29.01.2026.
Autori
Komente (0)