Akord verbal me Besiktas, zbulohen detajet e marrëveshjes së Asllanit

Mesfushori i Inter pritet të udhëtojë prej mbrëmjes së sotme drejt Stambollit, për të vulosur huazimin te gjigandët turq.

29.01.2026. 14:53

Akord verbal me Besiktas, zbulohen detajet e marrëveshjes së Asllanit

Tashmë mungon vetëm zyrtarizimi, por transferimi i Kristjan Asllanit te Besiktas duket i kryer. Sipas ekspertit italian të merkatos, Fabrizio Romano, Interi dhe klubi turk kanë arritur marrëveshjen verbale.

Skuadra nga Stambolli do të sigurojë huazimin e mesfushorit deri në fund të këtij edicioni dhe do të ketë opsion për blerjen e plotë të kartonit të tij, nëse stafi teknik dëshiron ta mbajë si pjesë të projektit. Që transferimi të realizohej, turqit kanë rënë dakord edhe me kushtin që ti paguajnë rrogën Asllanit deri në muajin qershor, kur mbyllet zyrtarisht sezoni.

Duke qenë se ecuria me Torinon në këtë gjysmë të parë të kampionatit në Serie A nuk ishte entuziazmuese, edhe Asllani është dakord të provojë aventurën në Superligën e Turqisë. Madje, nëse gjithçka do të shkojë sipas planeve, mesfushori kuqezi pritet të paraqitet në Stamboll prej mbrëmjes së sotme, për të finalizuar transferimin te Besiktas.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)