Dronë dhe gomone ushtarake izraelite rrethojnë flotiljen e dytë me ndihma drejt Gazës
Aktivistët raportojnë gjithashtu ndërprerje të komunikimeve dhe humbje kontakti me disa prej anijeve.
07:08 13 h më parë30.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
27-vjeçari Arnest Gjoncaj u transportua me urgjencë drejt Tiranës, për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar. Dy persona të arrestuar dhe një i tretë shpallet në kërkim.
Një sherr i nisur për motive të dobëta ka degjeneruar në plagosje me thikë, duke lënë dy persona të lënduar në Sarandë. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës, në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, konflikti ka ndodhur mes shtetasve Enea Qorri dhe Arnest Gjoncaj. Si pasojë e përplasjes të dy të rinjtë kanë pësuar plagë, ndërsa gjendja shëndetësore e njërit prej tyre paraqitet më e rëndë.
Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Arnest Gjoncaj, banues në fshatin Gjashtë, i cili është goditur me thikë pas shpine dhe për shkak të plagëve të marra, ishte e nevojshme transporti me urgjencë drejt spitalit të Tiranës për ndihmë mjekësore të specializuar.
I dëmtuar ka mbetur edhe Enea Qorri, për të cilin policia bën me dije se rezulton person me precedentë penalë. Policia e Sarandës ka njoftuar se për ngjarjen u arrestuan dy persona, 24 dhe 27 vjeç, ndërsa një i tretë i identifikuar si Florian Gjoncaj është shpallur në kërkim. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka kërkuar rritje të menjëhershme të performancës dhe angazhim më të madh nga strukturat policore gjatë takimeve të zhvilluara në qarqet e Elbasanit dhe Korçës.
20:18 19 min më parë30.04.2026.
Autori
Në konferencën e përbashkët për mediat, Hoxha e cilësoi vizitën si një sinjal të fortë të mbështetjes politike që këto vende i japin Shqipërisë, duke theksuar se partneriteti i ndërtuar ndër vite ka qenë kyç për avancimin e agjendës europiane.
19:49 48 min më parë30.04.2026.
Autori
Gjatë ceremonisë u kujtua edhe historia e aviacionit ushtarak shqiptar, që daton më 24 prill 1951, kur u realizua fluturimi i parë në hapësirën ajrore të vendit nga piloti Peço Polena me avionin tip Jak-9P.
19:09 1 h më parë30.04.2026.
Autori
Sipas dokumentit, janë evidentuar kufizime që lidhen me të drejtat themelore, përfshirë komunikimin me mediat, kontaktet me familjen dhe ndërveprimin me bashkëpunëtorët politikë.
17:16 3 h më parë30.04.2026.
Autori
Seanca e radhës për çështjen “Partizani” është shoqëruar me akuza të forta nga i pandehuri Jamarbër Malltezi, i cili ka kundërshtuar dëshminë e dhënë në gjykatë nga Taulant Balla.
17:16 3 h më parë30.04.2026.
Autori
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të një hetimi në vijim.
17:04 3 h më parë30.04.2026.
Autori
Pasi ka përfunduar dëshminë e tij në seancën e dosjes "Partizani", kreu i grupit parlamentar socialist Taulant tha se shpreson të thirret dhe për dosjen e 21 janarit.
16:18 4 h më parë30.04.2026.
Autori
Organi i akuzës po heton dyshimet se Balluku ka favorizuar kompaninë e Arbër Abazit, përmes një paracaktimi të procedurës fituese. Abazi, administrator i “Alko-Impex General Construction”, rezulton të ketë lidhje familjare me Ballukun, pasi bashkëjeton me vajzën e tezes së saj.
15:10 5 h më parë30.04.2026.
Autori
Policia ka zbuluar një miniserë në mes të pyllit në fshatin Dardhëz të Mirditës, ku ishin mbjellë kanabis në faën fillestare të mbirjes. Policia zbuloi dhe poseduesin, një 27-vjeçar nga Shënkolli i Lezhës.
14:31 6 h më parë30.04.2026.
Autori
Komente (0)