Berisha: Pushteti nuk do ia heqë imunitetin Ballukut, Rama do të ndryshojë reformën në drejtësi

Akuza të forta nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ndaj kryeministrit Edi Rama. Në një dalje për mediat ai tha se qeveria nuk do ia heqë imunitetin Ballukut, ndërsa sipas tij Edi Rama do të ndryshojë eformën në drejtësi.

07.02.2026. 12:33

Berisha: Pushteti nuk do ia heqë imunitetin Ballukut, Rama do të ndryshojë reformën në drejtësi

Akuza të forta nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ndaj kryeministrit Edi Rama. Në një dalje për mediat ai tha se qeveria nuk do ia heqë imunitetin Ballukut, ndërsa sipas tij Edi Rama do të ndryshojë eformën në drejtësi. 

"Ju garantoj se, kjo organizatë kriminale në pushtet nuk do të ja heq imunitetin Lubi Ballukut. Ju e dëgjuat Uluziun dje, do ta ndryshojmë tha reformën në drejtësi, do të ndryshojmë ligjet. Dhe kjo ndodh sepse kemi të bëjmë, do të kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe të qytetarëve, ne kemi të bëjmë me një organizatë të vërtetë kriminale me në krye Edi Ramën. Uluziu që flet ashtu, mos harroni se në dosjet që ka SPAK është njeriu që ka marrë dy kostume nga Altin Hajri, i cili i thotë Qyrbes, merrja pak masën se është treguar burrë i mirë për ato që premtoi. Dhe na del që kostumet i vesh Uluziu që deklaroi dje, se do të ndryshojë reformën. Është njeriu që në dosjet e SPAK ka telefonatat nga Londra, kur i thotë trafikatit; i mora ato 500 mijë euro? I mora, i mora thotë, por më duhet edhe një çantë ‘Louis Vuitton’. Çfarë të duhet ty çanta ‘Louis Vuitton’, i thotë ai. Më duhet për gruan i thotë. Jo, jo nuk e ke për gruan, por spo hy në pastaj më tutje në pjesën tjetër të bisedës. Ja pra, këta janë. Kështu që këta do bëjnë. Na mbetet ne në dorë tani. Ne tani jemi në fushë, në betejë dhe ne absolutisht, edhe njëherë; ja do vdesim ja do rrojmë dhe këtë qeveri nuk e durojmë më tej. Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet. Ky parlament nuk ka legjitimitet. Këta janë një bandë. Ftoj të bëhet hetimi se, çfarë ndërhyrje të turpshme kanë bërë eksponentët e partisë së krimit tek gjykatësit me telefona, me forma të tjera. Ndaj dhe këtë vendim ne duhet ta marrim thjeshtë si një hap, si një ftesë për të vazhduar me të gjithë guximin tonë, kryengritjen paqësore për rrëzimin e Edi Ramës", tha Berisha.

Berisha komentoi dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zv.kryeministren Beliunda Balluku. 

"Pas 9 orësh, të ndryrë në një sallë, Gjykata Kushtetuese nuk mori dot vendim për të pranuar kërkesën e Edi Ramës.
Në këtë kuadër, unë vlerësoj qëndrimin e atyre gjykatësve, të cilët me guximin e tyre rrëzuan një kërkesë që ishte baras me grusht shteti kundër shqiptarëve. Natyrisht gjykata ka mëkatin e madh sepse i dha Lubi Ballukut mbi 2 muaj kohë të fabrikojë dhe të falsifikojë çdo dokument. Por siç thotë fjala, më mirë vonë se kurrë. Me atë ndarje katër me katër, të paktën vendimi, kërkesa e Edi Ramës nuk u miratua dhe përfundoi në kosh të plehrave. Në fakt bashkë me Edi Ramën sepse ajo nuk kishte të bënte me Lubi Ballukun, ajo kishte të bënte me pezullimin e Edi Ramës nga detyra. Dhe ai donte të krijonte një mur nga gjykata. Ky është një moment që dëshmon se populli opozitar duhet të shumëfishojë energjitë dhe forcat në këtë betejë gjer në largimin e Edi Ramës nga pushteti. Asnjë shqiptar nuk duhet të pranojë kurrë që për pasurimin me plaçkitje të Edi Ramës, familjes së tij, Lubi Ballukut dhe të tjerëve, të shkelmohet e ardhmja evropiane e fëmijëve tanë, e ardhmja evropiane e jonë. Ju rikujtoj se pavarësisht nga reagimet që ka pasur, pavarësisht nga kritikat që mund të jenë bërë nga lobingjet e Edi Ramës apo të tjerë, por kemi paralajmëruar me kohë se Shqipëria me Edi Ramën nuk plotëson në mënyrë absolute asnjë kriter përveç pozicionit të saj gjeostrategjik. Koha na dha të drejtë", tha Berisha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)