Tjetër ndryshim i rëndësishëm, largohet nga detyra drejtori i Antikorrupsionit

Qeveria ka bërë një tjetër ndryshim në radhët e saj, duke zëvendësuar dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Antikorrupsionit.

27.02.2026. 16:10

Tjetër ndryshim i rëndësishëm, largohet nga detyra drejtori i Antikorrupsionit

Pas ndryshimeve në qeveri, një tjetër lëvizje e rëndësishmë është shënuar në një nga institucionet më të rëndësishme të vendit.

Raportohet se në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave është vendosur largimi nga detyra i Drejtërit të Përgjithshëm të Antikorrupsionit, Insidor Rexhepi.

Në vend të Rexhepit, kryeministri Edi Rama ka caktuar Skerdi Tushin, teksa nuk dihen shkaqet e lëvizjes.

Një ditë më parë, kryeministri Rama riformatoi pjesën më të madhe të kabinetit me zv.kryeministren Balluku dhe ministrat Vengu e Spiropali, që nuk do të jenë më pjesë e qeverisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)