Berisha nga Brukseli: Integrimi i Shqipërisë i bllokuar, vendi peng i korrupsionit të Ramës

Nga Brukseli, kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në aktivitetet e 50-vjetorit të Partisë Popullore Evropiane, duke theksuar rëndësinë e këtij grupimi si forca kryesore politike që ka ndërtuar Evropën pas Luftës së Dytë Botërore.

18.03.2026. 19:37

Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal te marrëdhëniet e Partisë Demokratike me PPE, duke i cilësuar ato si të shkëlqyera dhe të konsoliduara ndër vite. Ai përmendi edhe vizitën e fundit në Tiranë të një delegacioni të gjerë nga partitë anëtare të PPE, si një shenjë mbështetjeje për opozitën shqiptare.

“Raporti i PD me Partinë Popullore është i shkëlqyer. Janë disa rezoluta që kanë shprehur mbështetjen e plotë për PD dhe dënimin e hapur të farsës elektorale dhe të regjimit të Edi Ramës,” deklaroi Berisha.

Në fokus të deklaratave të tij ishte procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, për të cilin ai tha se është bllokuar. Sipas tij, përgjegjësia bie mbi kryeministrin Edi Rama, për shkak të asaj që e cilësoi si korrupsion dhe keqmenaxhim.

“Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës,” u shpreh Berisha, duke shtuar se vendi ka mbetur pas në krahasim me vende të tjera të rajonit në procesin e integrimit.

Ai theksoi se PPE mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, por mbi bazën e meritës dhe standardeve, ndërsa samiti i radhës i këtij grupimi pritet të përcaktojë prioritetet kryesore politike për të ardhmen e Evropës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)