Kërcënimet e mundshme nga Rusia, Finlanda forcon përgatitjet në rast lufte
Helsinki ka krijuar një rrjet strehash dhe tunele nëntokësore, të dizajnuara për të përballuar edhe kërcënime bërthamore.
21:22 1 ditë më parë02.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Erion Braçe shprehet se nuk po tallet dhe se do t’i shkojë deri në fund bashkë me qytetarët, duke lënë të kuptohet se kërkesa për të qenë ai kandidati i së majtës në zgjedhjet lokale 2027, do t’i paraqitet kryeministrit dhe kreut të PS, Edi Rama.
Deputeti socialist Erion Braçe përmes një video-mesazhi të postuar në Facebook, ku falënderon qytetarët e Tiranës që e kanë mbështetur përmes mesazheve idenë e tij për të kërkuar kandidimin për kryetar bashkie, të cilën e shprehur në një mbledhje të Asamblesë së PS në Njësinë 5, duket se ka konfirmuar se do t’i hyjë garës për bashkinë e kryeqytetit.
Braçe shprehet se nuk po tallet dhe se do t’i shkojë deri në fund bashkë me qytetarët, duke lënë të kuptohet se kërkesa për të qenë ai kandidati i së majtës në zgjedhjet lokale 2027, do t’i paraqitet kryeministrit dhe kreut të PS, Edi Rama.
“Nuk ka ndodhur kurrë qe unë te tallem me njerëzit dhe nuk do te ndodhe ndonjëherë me mua kjo. Pooo e kam seriozisht e do ti shkoj deri ne fund bashke me ju! Nuk është ambicie personale, nuk është interesi im personal. Jam tërësisht i çliruar nga këto, por mendoj se kemi një mundësi shume te madhe për ta zhvilluar këtë qytet ne një dimension te ri, përfshirës e ku gjithsecili gjen jo veten e tij, jo jetën e tij por te mirën e tij”, thotë Braçe, teksa falënderon dhe ju shpreh mirënjohjen të gjithëve atyre që i kanë shkuar.
Pohimi i deputetit socialist vjen vetëm pak orë pasi në hyrje të Kuvendit ju përgjigj interesit të mediave, për zërat që qarkullojnë në lidhje me aspiratën e tij për të qenë kandidati i Partisë Socialiste për kreun e Bashkisë së Tiranës, në zgjedhjet lokale të vitit 2027.
“Gjërat që thuhen në shtëpi mbeten aty. Unë kam folur brenda Asamblesë së Partisë Socialiste në njësinë numër 5. Sy më sy me njerëzit edhe kaq, dhe mbaron aty. Kur të kemi të reja do ua them!", u shpreh Braçe teksa i drejtohej seancës plenare.
Insistimit të gazetarve për të mësuar pse këtë të hënë kërkoi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve listën e rezultateve të tij elektorale gjatë angazhimit politik, Braçe iu përgjigj duke thënë se janë arsye formale.
“Është një arsye aq formale sa nuk ka ku të shkoj. Më 26 maj mua më bëhen 30 vjet i zgjedhur në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe meqë këto rezultatet, veçanërisht ato të zgjedhjeve të 96’ dhe 97’ nuk i gjen asgjëkundi, jam i detyruar t’ia kërkoj me shkrim KQZ-së”, tha Braçe.
I pyetur nëse do të shkruajë një libër, ai u përgjigj duke thënë: “Jo, do shkruaj një status që do ta shihni”.
Gjithashtu, gjatë verifikimit të dokumentacionit, u konstatua se mungonte edhe sistemi i vetëkontrollit gjatë procesit të miksimit, duke shkelur ligjin në fuqi.
12:06 13 min më parë04.04.2026.
Autori
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit të trafikimit të automjeteve të vjedhura dhe personave të tjerë të përfshirë.
11:48 4 min më parë04.04.2026.
Autori
Burimet policore bëjnë të ditur se ngjarja lidhet me një konflikt të mëparshëm mes djalit të viktimës dhe autorit të sulmit.
11:29 23 min më parë04.04.2026.
Autori
Ngjarja ka shkaktuar trafik të rënduar në dalje të Tiranës dhe në drejtim të Durrësit, me autokolonën që u raportua se ishte deri në 4 kilometra e gjatë.
08:49 3 h më parë04.04.2026.
Autori
Foto e siguruara nga agjencia LSA tregojnë momentin kur karburantet në të gjithë vendin kanë vendosur çmimin e ri në tabela.
22:03 13 h më parë03.04.2026.
Autori
Të dy të plagosurit u transportuan menjëherë në spital, ku aktualisht raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
20:51 15 h më parë03.04.2026.
Autori
Kreu i demokratëve u shpreh se opozita do të veprojë për përgjysmimin e ngarkesës fiskale mbi karburantet, duke synuar çmime më të ulëta për qytetarët krahasuar me vendet fqinje.
19:33 16 h më parë03.04.2026.
Autori
E cilësoi njësinë si një model funksional të hapjes dhe bashkëpunimit brenda partisë, duke shtuar se pritet përfshirja e figurave të reja për të zgjeruar kontaktet me qytetarët dhe për të rritur efikasitetin e strukturave.
18:53 16 h më parë03.04.2026.
Autori
E reja, pasi ka marrë ndihmën mjekësore, është larguar në banesë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
18:32 17 h më parë03.04.2026.
Autori
Komente (0)