Jamarbër dhe Argita Malltezi rrëzohen nga Gjykata e Lartë, kërkuan heqjen e sekuestros për disa prona

Gjykata e Lartë ka vendosur të mos ndryshojë masën e sekuestros ndaj pasurive të Jamarbër dhe Argita Malltezit, duke i dhënë një tjetër goditje përpjekjes së tyre për të rifituar kontrollin mbi pronat.

07.04.2026. 15:16

Në vendimin e saj, gjykata ka rrëzuar kërkesën e çiftit për heqjen e sekuestros, duke lënë në fuqi masën e vendosur më herët ndaj pasurive në fjalë.

Po ashtu, është refuzuar edhe kërkesa për kthimin e të ardhurave nga qiratë, të cilat gjatë periudhës së sekuestrimit janë administruar nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara.

Ky vendim mbyll për momentin një tjetër përpjekje ligjore të Malltezëve për të çliruar pasuritë dhe për të rikthyer përfitimet financiare prej tyre.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)