Pas 8 orësh bllokim, hapet rruga Librazhd- Qafë Thanë
Pas tetë orësh bllokim është hapur një korsi e rrugës Librazhd- Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë.
19:55 19 h më parë01.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Këto janë tre qarqet ku do të vendosen strukturat e miratuara nga Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore. Emigrantë nga Afganistani, Pakistani, Irani, Siria, Libani dhe Gaza.
Shqipëria pritet të ngrejë 20 qendra të reja pritëse për emigrantët gjatë periudhës 2026–2028, sipas projektvendimit “Për miratimin e Planit Kombëtar të Kontigjencës për flukset e përziera migratore”. Miratimi erdhi në mbledhjen e fundit të këshillit konsultativ të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV).
Qendrat e reja do të shërbejnë për pritjen e emigrantëve nga Afganistani, Pakistani, Irani, Siria, Libani dhe Gaza, të cilët përdorin territorin shqiptar dhe atë serb si korridor kalimi drejt Greqisë. Sipas dokumentit të cilit i referohet “Revista Monitor”, kapacitetet e qendrave do të variojnë nga 100 deri në 410 shtretër, ndërsa ato do të shpërndahen në tre qarqe të jugut të vendit: Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë.
Aktualisht, strukturat pritëse janë të përqendruara kryesisht në Tiranë, si dhe në pikat kufitare të Gërhotit, Kakavijës dhe Kapshticës. Plani i ri synon një shpërndarje më të balancuar territoriale, duke shfrytëzuar hapësira publike ekzistuese, truall të lirë apo objekte të braktisura që mund të përshtaten për nevojat emergjente.
“Ngritja e kapaciteteve të reja mbështetet te një planifikim i balancuar i qendrave në qarqet Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë, duke siguruar përdorimin e infrastrukturës publike dhe reagim të shpejtë ndaj flukseve të papritura migratore”, theksohet në relacionin shoqërues të projektvendimit.
Plani konsiderohet një masë strategjike për menaxhimin e situatave të mundshme emergjente dhe rritjen e kapaciteteve pritëse të vendit gjatë dy viteve të ardhshme.
Vendet e identifikuara për ngritjen e strukturave të akomodimit
Qarku Korçë (të paktën 10 pika)
* Fshati Floq
* Ambientet e ish-TAP
* Në Bashkinë Pogradec
* Në Bashkinë Devoll
* Në qytetin e Bilisht
* Në fshatin Bitinckë
* Në Bashkinë Maliq, ish-depot e Rezervave Shtetërore në Lozhan
* Në Bashkinë Pustec (njësia Zaroshkë, fusha sportive e Pustecit, fusha sportive e Goricës së Vogël)
Qarku Gjirokastër (të paktën 3 pika)
* Gjirokastër (ish-Rezervat Shtetërore)
* Në Bashkinë Memaliaj (pranë Stadiumit “Karafil Çaushi”)
* Në Përmet (spitali i qytetit ose konviktet)
Qarku Vlorë
* Në Vlorë
Konviktet e “Qytezës së Studentit” dhe Shkollës Industriale
Pallati i Sportit “Flamurtari”
Shkolla e Marinës
Zyrat e Njësisë Administrative Novoselë
* Në Selenicë (fshati Peshkopi)
* Në Delvinë (stadiumi i qytetit)
* Në Himarë (stadiumi dhe ambientet e shkollave publike)
* Në Konispol (tre shkolla dhe Qendra Komunitare në Mursi)
Në protestën e sotme të opozitës, ashtu siç bëhet tashmë çdo të hënë në Tiranë mund të ketë "ngujim" në Bulevard. Sipas kreut të PD, në mbledhjen e sotme të grupit, këtë gjë e kërkojnë qytetarët.
14:07 1 h më parë02.02.2026.
Autori
Në seancën e radhës paraprake në GJKKO, Erion Veliaj ka pretenduar se avokatja Valentina Teodoresku nuk i garanton mbrojtje efektive sepse nuk e njeh dosjen dhe po ashtu ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda nga çështja në ngarkim të tij.
13:53 1 h më parë02.02.2026.
Autori
Komisioni i Reformës Territoriale është mbledhur këtë të hënë pa praninë e opozitës, e cila prej dy muajsh e ka bojkotuar.
13:22 1 h më parë02.02.2026.
Autori
Një efektiv policie i komisariatit të Krujës është arrestuar nga agjentët e AMP-së, pasi shkaktoi një aksident me vdekje mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Nikël-Larushkë.
12:51 2 h më parë02.02.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të koduar "Relay" duke vënë në pranga një shtetas maqedonas që po transportonte emigrantë të paligjshëm për në Itali.
12:45 2 h më parë02.02.2026.
Autori
Ngjarja e ndodhur mbrëmjen të dielës në Rrilë të Lezhës ku mbeti i plagosur rëndë pronari i berberhanes, Sokol Daci po rindërtohet nga ekipi i hetimit të cilët janë rikthyer këtë të hënë në vendngjarje.
12:30 2 h më parë02.02.2026.
Autori
Kreu i Grupi parlamentar socialist, Taulant Balla tha pas mbledhjes së grupit se Këshilli i Imuniteteve dhe Mandateve nuk mblidhet për zv.kryeministren Belinda Balluku pa u marrë vendimi i Kushtetueses. E kjo sipas tij, pasi Kuvendi është palë në atë proces.
12:09 3 h më parë02.02.2026.
Autori
Një kamionçinë ka dalë nga rruga në Vlorë, dhe pasi është përplasur me barrierat mbrojtëse ka përfunduar në zonën e Plazhit. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Ujit të Ftohtë në qyteti bregdetar.
11:55 3 h më parë02.02.2026.
Autori
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka bërë thirrje opozitës të reflektojë dhe të marrë pjesë në komisione. Ai theksoi se nuk bën ultimatum, por në të kundërt maxhoarnca do të ndërmarrë e vetme reformën zgjedhore.
11:38 3 h më parë02.02.2026.
Autori
Komente (0)