“Monopatinat mbeten të ndaluara”, ministrja Koçiu: Udhëzimi mbetet në fuqi

Ndalimi i përkohshëm ka si qëllim kryesor mbrojtjen e jetës dhe sigurinë në rrugë, sidomos te të rinjtë. Gjatë periudhës së zbatimit të masës, ka rënie të ndjeshme të aksidenteve.

05.02.2026. 21:16

“Monopatinat mbeten të ndaluara”, ministrja Koçiu: Udhëzimi mbetet në fuqi

Edhe pse në rrugët e Shqipërisë mund të keni vënë re njerëz që marrin guximin të dalin me monopatina, këto mjete mbeten ende të ndaluara dhe do të sekuestrohen nga policia. Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu reagoi në rrjetet sociale lidhur me situatën e qarkullimit të monopatinave, duke theksuar se “udhëzimi për ndalimin mbetet në fuqi”.

“E pavërtetë! Udhëzimi për ndalimin e qarkullimit me monopatina mbetet në fuqi. Nuk ka asnjë vendim për heqjen e masës së ndalimit të përkohshëm”, shkruante Koçiu. Ajo theksoi se Policia e Shtetit vijon angazhimin e përditshëm në terren për zbatimin e plotë të këtij udhëzimi.

Ministrja falenderoi qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin në respektimin e masës. Sipas saj, kjo zgjedhje ka si qëllim kryesor mbrojtjen e jetës dhe sigurinë, sidomos të të rinjve. Koçiu shtoi se të dhënat e Policisë së Shtetit dhe të shërbimeve të traumës tregojnë një rënie të ndjeshme të aksidenteve gjatë periudhës së zbatimit të ndalimit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)