Skandali i tenderave, SPAK jep pretencën për pedagogët dhe punonjësit e Universitetit Bujqësor të Tiranës

Sipas aktakuzës, bëhet fjalë për nëntë procedura tenderimi të zhvilluara në mënyrë fiktive gjatë vitit 2022, me një vlerë totale rreth 90 milionë lekë të reja.

27.02.2026. 12:55

Skandali i tenderave, SPAK jep pretencën për pedagogët dhe punonjësit e Universitetit Bujqësor të Tiranës

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lexuar pretencën për të pandehurit e gjykuar me procedurë të shkurtuar në çështjen e tenderave fiktivë në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Prokurori Dritan Prençi, kërkoi dënime kryesore me burg dhe heqje të të drejtës për funksione publike për 5 vite për:

-Edmond Terthorja – 3 vite burg (me ulje 1/3)

-Amarildo Lleshi – 3 vite burg (me ulje 1/3)

-Serafin Skenderi – 3 vite burg (me ulje 1/3)

-Altin Murto – 3 vite burg (me ulje 1/3)

Për një pjesë tjetër të të pandehurve, SPAK kërkoi dënime me burg të pezulluara dhe konvertim në shërbim prove:

Klara Jahollari - 1 vit burg, 150 orë shërbim prove

Agim Sefa - 1,6 vite burg, 2 vite shërbim prove

Mehmet Qoshja - 1,6 vite burg, 2 vite shërbim prove

Enkeleida Sallaku, Romina Koto, Elvira Shtogu, Tone Vukaj, Eridiana Cuni, Erjola Kopali, Etleva Shore, Klea Lekoçaj, Mimoza Sefa, Mimoza Shehu, Rezearta Dervishi - 1 vit burg me ulje 1/3, 150 orë shërbim prove

Artur Koleci, Blenard Spaho, Tedi Proda, Ilir Kapaj, Radion Dhromi - 1,6 vite burg me ulje 1/3, 2 vite shërbim prove

Ndërkohë, Piro Zoga, Ilir Kusi, Bejo Bizhga, Dritan Laçi dhe Arjan Buliaj po gjykohen me procedurë të zakonshme, e ndarë nga pjesa tjetër e çështjes. Seanca e radhës u caktoi për 18 mars, ku pritet paraqitja e mbrojtjes së të pandehurve dhe shpallja e vendimit përfundimtar.

Sipas aktakuzës, bëhet fjalë për nëntë procedura tenderimi të zhvilluara në mënyrë fiktive gjatë vitit 2022, me një vlerë totale rreth 90 milionë lekë të reja. Të pandehurit përfshijnë zyrtarë të lartë të universitetit, biznesmenë dhe persona të tjerë, të akuzuar për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)