Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në orët e mesditës dhe ato të pasdites.
Sipas Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s. Deti do të ketë valëzim të forcës 1 ballë. Në këtë të shtunë me diell, temperatura minimale në qytetet shqiptare do të jetë 12 gradë celsius, ndërsa maksimalja deri në 20 gradë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)