Aston Villa triumfoi me një fitore 2-1 në Stamford Bridge ndaj Chelsea-t, duke pwrmbysur rezultatin. Pjesa e parë u karakterizua nga dominimi i Chelseat dhe mundësitë e humbura nga Cole Palmer dhe Alejandro Garnacho, por goli i parë erdhi nga Joao Pedro në minutën e 37-të. Në pjesën e dytë, Aston Villa ndryshoi rrjedhën e lojës, Ollie Watkins dhe Boubacar Kamara ishin vendimtarë, ndërsa Watkins shënoi dy gola vendimtarë për të siguruar fitoren e 11-të radhazi të klubit dhe për t’i mbajtur ata në garë për kreun.
Arsenali gjithashtu triumfoi 2-1 ndaj Brighton në Emirates Stadium, duke rikthyer ekipin e Mikel Arteta në krye të tabelës. Martin Odegaard dhe një autogol i Georginio Rutter vendosën rezultatin për Gunners, ndërsa Diego Gómez shënoi për Brighton, por nuk mjaftoi për të ndalur fitoren e tretë radhazi për Arsenalin në Premier League. David Raya bëri disa pritje vendimtare për të ruajtur rezultatin.
Liverpool mbylli vitin me një fitore 2-1 ndaj Wolves në Anfield. Ryan Gravenberch dhe Hugo Ekitike shënuan golat e parë për Reds, ndërsa Wolves u përpoq të kthehej me golin e Santiago Bueno. Megjithatë, Liverpool mbrojti avantazhin dhe regjistroi fitoren e 18-të nga 21 ndeshjet e fundit në Premier League gjatë periudhës midis Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, duke forcuar rekordet e tyre historike ndaj Wolves.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)