“Sakrifikoi” shokun për të shpëtuar gol, portieri i Barçës “shpik” mbrojtjen gjeniale

Lëvizja e improvizuar e Joan Garcias i mahniti tifozët në stadium dhe ata që e panë ndeshjen nga televizori. U vlerësua si “koeficient inteligjence 1,000”.

04.01.2026. 08:57

“Sakrifikoi” shokun për të shpëtuar gol, portieri i Barçës “shpik” mbrojtjen gjeniale

Futbolli është lojë kualiteti, fiziku dhe gjeometrie. Por futbolli modern i ngjason edhe shahut, kur lidhet me aspektin taktik të lëvizjeve apo veprimeve në fushë. Këtë bëri edhe portieri i Barcelonës, Joan Garcia.

Ai ishte padyshim më i miri në lojë, në derbin kundër Espanyol, skuadrës nga e cila u largua verën e kaluar. Pas pritjeve të pafundme, ku evitoi të paktën tre gola të sigurt, Joan Garcia shpiku një mënyrë gjeniale të mbrojtjes së portës.

“Gardiani” i befasoi të gjithë në minutën e 19-të, ku neutralizoi një goditje drejt portës, por topi mbeti rrezikshëm në zonë. Në pamundësi për ta kapur përpara kundërshtarit, 24-vjeçari zgjodhi të sakrifikonte shokun e ekipit, Gerard Martin.

Portieri e shtyu mbrojtësin përpara topit dhe goditja u përplas në trupin e Martin, duke mos shkuar në portë. Lëvizja e improvizuar e Joan Garcias i mahniti tifozët në stadium dhe ata që e panë ndeshjen nga televizori. “Gjeniale”, e cilësoi një tifoz. “Koeficient inteligjence 1,000”, shkruante dikush tjetër.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)