Manchester United i soset durimi, dëbon trajnerin Amorim

Manchester United ka shkarkuar trajnerin Amorim pas barazimit të radhës të marrë ndaj Leeds.

Burimi: Sportmediaset

05.01.2026. 11:45

Manchester United i soset durimi, dëbon trajnerin Amorim

Ruben Amorim nuk do të jetë më trajneri i Manchester United.

Klubi anglez ka vendosur të shkarkojë trajnerin portugez, një ditë pasi Djajtë barazuan me Leeds me rezultatin 1-1.

Përmes një komunikate për mediat, Manchester United falenderon Amorim për kontributin dhe cakton trajnerin e përkohshëm që do të drejtojë stolin që prej ndeshjes së ardhshme.

"Ruben Amorim është larguar nga posti i tij si trajner kryesor i Manchester United. Ruben u emërua në nëntor 2024 dhe e udhëhoqi ekipin në finalen e UEFA Europa League në Bilbao majin e kaluar. Me Manchester United aktualisht të gjashtin në Premier League, bordi i klubit ka marrë me ngurrim vendimin se ka ardhur koha për një ndryshim. Kjo do t'i japë ekipit mundësinë më të mirë të mundshme për të arritur vendin më të lartë të mundshëm në ligë. Klubi dëshiron ta falënderojë Rubenin për kontributin e tij dhe i uron gjithë të mirat në të ardhmen. Darren Fletcher do të marrë drejtimin e ekipit për ndeshjen e së mërkurës kundër Burnley ", shkruhet në komunikatë.

Amorim qëndroi 62 ndeshje në krye të Djajve të Kuq. Ai ka arritur 24 fitore, 17 barazime dhe 21 humbje, me një përqindje fitoresh prej rreth 38.7%.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)