Spekulimi që po çmend rrjetin, Leo Messi në shënjestër të gjigandëve anglezë

Ide e “çmendur” te Liverpool: huazim 6-mujor i yllit argjentinas nga Inter Miami, duke përfituar nga pauza në MLS amerikane.

07.01.2026. 19:20

Spekulimi që po çmend rrjetin, Leo Messi në shënjestër të gjigandëve anglezë

Për momentin është thjesht një spekulim, por fakti që përmendet emri i Lionel Messi ka mjaftuar që rrjeti të “çmendet”. Sipas thashethemeve të fundit që lidhen me merkaton, është folur rreth mundësisë së huazimit afatshkurtër të Lionel Messit nga Inter Miami te Liverpool.

Bëhet fjalë për një opsion për huazim 6-mujor, edhe pse deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga klubet përkatëse apo nga përfaqësuesit e Messi-t. Kontrata e numrit 10 argjentinas me Inter Miami është e vlefshme deri në vitin 2028.

Kjo e bën që një huazim i shkurtër të ngjasojë si një lëvizje e paarsyeshme për momentin. Spekulimet rreth kalimit të sulmuesit në Premier League lidhen me faktin se në këtë mënyrë mund të shfrytëzohet periudha e pushimit në Major League Soccer amerikane, që nis prej këtij muaji.

Edhe pse për momentin nuk ka informacione të besueshme apo burime të sigurta që ta mbështesin këtë transferim, vetëm emri i Leo Messi ka bërë që merkato e janarit të nxehet pa filluar mirë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)