Borë deri 40 cm, akse të bllokuara dhe mungesë energjie në Dibër
Reshjet e borës kanë shkaktuar probleme në Dibër. Raportohen rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie në disa zona.
09:31 1 ditë më parë11.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Xabi Alonso nuk do të jetë më trajneri i Realit të Madridit. “Los Blancos” kanë zyrtarisht ndarjen me trajnerin spanjoll me pëlqim të ndërsjellë.
Xabi Alonso nuk do të jetë më trajneri i Realit të Madridit. Florentino Perez nuk e ka falur aspak humbjen e Superkupës së Spanjës përballë Bacelonës mbrëmjen e djeshme, me rezultatin 3-2.
“Los Blancos” kanë zyrtarisht ndarjen me trajnerin spanjoll me pëlqim të ndërsjellë, pavarësisht se pozita e Alonsos dukej e stabilizuar pas një serie rezultatesh pozitive në fillim të vitit 2026.
Alonso, i cili mori drejtimin e Los Blancos në qershor 2025 pas suksesit të jashtëzakonshëm me Bayer Leverkusen, nuk arriti kurrë të fitonte plotësisht mbështetjen e dhomës së zhveshjes.
Tensionet e raportuara me Vinicius Junior për kohën e lojës, së bashku me rezultate të paqëndrueshme në LaLiga që e lanë Realin pas Barcelonës në garën për titull, e vunë trajnerin spanjoll nën presion të vazhdueshëm.
Në deklaratën zyrtare, klubi falënderon Alonson për përkushtimin dhe thekson se ai do të mbetet gjithmonë një legjendë e Real Madridit.
“Real Madridi do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”, thuhet në njoftim.
Vendin e tij sakaq e merr Alvaro Arbeloa, një tjetër legjendë e klubit galaktik dhe ish-bashkëlojtar i Alonsos tek Real Madrid dhe Liverpool, i cili deri tani drejtonte ekipin B. Arbeloa është pjesë e strukturave të klubit që nga viti 2020 dhe ka pasur sukses të konsiderueshëm me ekipet e moshave, duke fituar disa tituj dhe kupa.
Emërimi i Arbeloas shihet si një lëvizje drejt stabilitetit dhe rikthimit të harmonisë në klub, ndërsa tifozët presin të shohin nëse ai do të arrijë të ndryshojë rrjedhën e sezonit për gjigantët madrilenë.
Ardon Jashari ka “Këpucën e Artë” 2025 në kampionatin belg, pavarësisht se luajti me Club Brugge vetëm për gjysëm sezoni, pasi u transferua te Milan.
16:33 7 h më parë12.01.2026.
Autori
Megjithatë, për 22-vjeçarin ka interes edhe nga klube të tjera nga La Liga spanjolle, por mbi të gjitha nga Premier League.
14:53 9 h më parë12.01.2026.
Autori
Sipas ndryshimit të 30 dhjetorit 2025, përllogariten vetëm rezultatet në dygarësh. Ligji mban ende firmën e ish-zv.kryeministrit Ahmetaj, që prej dy vitesh e gjysmë është në arrati.
11:28 12 h më parë12.01.2026.
Autori
Sfida në “San Siro” përfundoi me rezultatin 2-2, në dy raste zikaltërit nuk arritën të ruanin avantazhin. Skuadra e Chivu ruan kreun e Serie A, me tre pikë më tepër se Milani.
09:48 14 h më parë12.01.2026.
Autori
Barcelona ka triumfuar 3-2 ndaj Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës.
22:26 1 ditë më parë11.01.2026.
AutoriBrajan Gruda është bërë protagonist absolut në fitoren 1-2 që Brighton arriti mbrëmjen e sotme në “Old Trafford”, përballë Manchester United, në ndeshjen e vlefshme për FA CUP.
19:26 1 ditë më parë11.01.2026.
Autori
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi është i vetmi që ndjek Kylian Mbappe në La Liga, në garën për golashënuesin më të mirë. Ylli dardan shënoi sërish për Majorkën, duke u ngjitur në kuotën e 11 realizimeve këtë sezon.
16:18 1 ditë më parë11.01.2026.
AutoriMyrto Uzuni nuk është futbollisti i parë që i futet botës së biznesit, por fitimet e tij nga sporti ka vendosur ti investojë. Ai ka blerë një hotel në Palasë dhe menjëherë u kryqëzua në rrjet se ishte duke bërë pastrim parash me hotelin e tij "Uzuni Hotel".
15:45 1 ditë më parë11.01.2026.
Autori
Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti ka dalë i dëmtuar në ndeshjen e fundit që Atalanta luajti përballë Torinos. Sipas burimeve, Gjimshiti mund të qëndrojë larg fushave deri në 3 javë.
14:26 1 ditë më parë11.01.2026.
Autori
Komente (0)