Havertz gjunjëzon Chelsea, Arsenal siguron finalen e Kupës së Ligës

Pas suksesit 3-2 në ndeshjen e parë, “topçinjtë” fituan minimalisht edhe në shtëpi. Kthehen pas tetë sezonesh në sfidën vendimtare për trofeun.

03.02.2026. 23:08

Havertz gjunjëzon Chelsea, Arsenal siguron finalen e Kupës së Ligës

Arsenali është skuadra e parë që siguron vendin në finalen e Kupës së Ligës në këtë edicion. Topçinjtë u kualifikuan në ndeshjen që do të luhet në “Ëembley”, pas triumfit 1-0 në gjysmëfinalen e kthimit kundër rivalëve të përjetshëm të Chelsea.

Vendimtar ishte Kai Havertz, me golin e realizuar në minutën e 97-të të sfidës. Sulmuesi gjerman, u aktivizua nga stoli dhe shfrytëzoi një kundërsulm të shpejt të skuadrës së drejtuar nga Arteta, duke e dërguar topin në rrjetë.

Chelsea ishte hedhur i gjithi në sulm, në kërkim të golit që do të rikthente barazpeshën pas humbjes 3-2 në gjysmëfinalen e parë të turneut. Në fund ishte Arsenali që festoi dhe që pas tetë viteve pritje fluturoi në finale e Kupës së Ligës në Angli.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)