Arsenali marshon drejt titullit, mposht bindshëm Sunderlandin dhe shkëputet në krye

Arsenali ka forcuar ndjeshëm pozitat në krye të Premier League, duke e çuar diferencën në nëntë pikë pas fitores së pastër 3-0 ndaj Sunderlandit në “Emirates Stadium”.

07.02.2026. 18:20

Arsenali marshon drejt titullit, mposht bindshëm Sunderlandin dhe shkëputet në krye

Arsenali ka forcuar ndjeshëm pozitat në krye të Premier League, duke e çuar diferencën në nëntë pikë pas fitores së pastër 3-0 ndaj Sunderlandit në “Emirates Stadium”. Skuadra e Mikel Artetës vendosi gjithashtu një rekord të ri në elitën angleze, duke mbetur e pamposhtur në 44 ndeshje radhazi në shtëpi kundër skuadrave të sapongjitura.

Ndeshja nisi me ritëm të ulët për vendasit, ndërsa Sunderland u shfaq i organizuar dhe rrezikoi herët, por Arsenali mori gradualisht kontrollin. Zhbllokimi i rezultatit erdhi nga distanca, kur Martín Zubimendi shënoi me një goditje të fuqishme që u ndal në shtyllë përpara se të përfundonte në rrjetë, duke shënuar për të dytën ndeshje radhazi në kampionat.

Në pjesën e dytë, Sunderland tentoi të reagojë, por Arsenali tregoi pse është skuadra më e fortë. Vetëm pak minuta pasi hyri në lojë, Viktor Gyökeres dyfishoi rezultatin pas një asistimi të Kai Havertz. Sulmuesi suedez vulosi fitoren në minutat shtesë me golin e tij të dytë personal, duke përfituar nga një kundërsulm i shpejtë i nisur nga Gabriel Martinelli.

Me këtë sukses, Arsenali zgjat serinë e ndeshjeve pa humbje ndaj Sunderlandit dhe afrohet gjithnjë e më shumë drejt titullit të parë kampion që nga viti 2004.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)