Djali i Wayne Rooney gati për “Teatrin e ëndrrave”, 4 gola në një ndeshje

Kai Rooney, djali i legjendës së Manchester United, Wayne Rooney, po vazhdon të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e tij mbresëlënëse në radhët e akademisë së “Djajve të Kuq”.

Burimi: Daily Mail

07.02.2026. 22:50

Djali i Wayne Rooney gati për “Teatrin e ëndrrave”, 4 gola në një ndeshje

Kai Rooney, djali i legjendës së Manchester United, Wayne Rooney, po vazhdon të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e tij mbresëlënëse në radhët e akademisë së “Djajve të Kuq”. Sulmuesi 16-vjeçar ishte protagonist absolut në fitoren spektakolare 6-4 të Manchester United U16 ndaj Norwich U16, në gjysmëfinalen e Premier League Cup, duke realizuar plot katër gola.

Kai, i cili është pjesë e akademisë së United që nga mosha 11-vjeçare, konfirmoi formën e tij të shkëlqyer vetëm pak javë pasi debutoi në “Old Trafford” me ekipin U18. Pas ndeshjes, ai pozoi me topin e ndeshjes dhe ndau momentin me mbi 400 mijë ndjekës në Instagram, duke festuar performancën personale dhe kualifikimin e ekipit.

Sipas mediave britanike, talenti i ri ka marrë së fundmi ofertë për një bursë të re nga klubi, me vlerë rreth 50 mijë paund në vit, si pjesë e një grupi të përzgjedhur lojtarësh premtues të akademisë. Në këtë grup përfshihet edhe Jacey Carrick, djali i Michael Carrick.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)