Raketa e avionë luftarakë mbi kokë, Rio Ferdinand tmerrin në Dubai

Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand, ka folur për situatën e frikshme që po përjeton në Dubai, mes sulmeve me raketa të Iranit në rajon.

Burimi: Daily Mail

02.03.2026. 20:41

Raketa e avionë luftarakë mbi kokë, Rio Ferdinand tmerrin në Dubai

Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand, ka folur për situatën e frikshme që po përjeton në Dubai, mes sulmeve me raketa të Iranit në rajon. Ish-mbrojtësi 47-vjeçar, i cili u zhvendos në Emiratet e Bashkuara Arabe në gusht të vitit të kaluar së bashku me bashkëshorten Kate Ferdinand dhe fëmijët e tyre, tregoi se familja ka kaluar momente ankthi, duke u strehuar në bodrumin e shtëpisë.

Në podkastin e tij “Rio Ferdinand Presents”, ai rrëfeu se situata i është dukur e ngjashme me periudhën e izolimit gjatë Covid-it, pasi familja ka qëndruar e mbyllur në shtëpi, duke bërë aktivitete së bashku dhe madje edhe mësim online për fëmijët. Ferdinand pranoi se shpërthimet dhe zhurmat e avionëve luftarakë kanë qenë të frikshme, sidomos kur duhet t’u shpjegosh fëmijëve çfarë po ndodh dhe t’i ndihmosh të ruajnë qetësinë.

Ai tha se natën e parë u këshilluan të zbrisnin në bodrum, ku fjetën me batanije, duke e kthyer studion e tij në një lloj “bunkeri”. Megjithatë, theksoi se ndonëse situata ka qenë e frikshme, është ndjerë i sigurt falë masave të autoriteteve vendase.

Edhe Kate reagoi në rrjetet sociale, duke siguruar ndjekësit se familja është e sigurt, megjithëse nata e kaluar ka qenë “shumë e frikshme”.

Ndërkohë, shumë britanikë të bllokuar në Dubai kanë treguar për Daily Mail momentet e panikut, duke u strehuar në parkingje nëntokësore dhe ambiente të sigurta, teksa raketat dhe dronët godisnin zona të ndryshme në rajon.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)