Barcelona në gjurmët e shqiptarit, e konfirmon dhe agjenti

Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.

Burimi: Panorama

28.03.2026. 19:12

Barcelona në gjurmët e shqiptarit, e konfirmon dhe agjenti

Sulmuesi shqiptar Fisnik Asllani vijon të jetë një emër i lidhur me një transferim të mundshëm te Barcelona, sidomos pas deklaratave të mëhershme ku ai ka shprehur hapur dëshirën për të veshur fanellën katalanase.

Forma e tij pozitive me Hoffenheim dhe paraqitjet me përfaqësuesen e Kosovës kanë rritur ndjeshëm interesin e klubeve të mëdha evropiane. Së fundmi, edhe agjenti i lojtarit ka konfirmuar se Barcelona vazhdon ta ndjekë situatën nga afër.

Sipas Ajman Dahmanit, ka pasur kontakte konkrete nga drejtuesit e klubit spanjoll, çka tregon se interesimi nuk është shuar. Megjithatë, një transferim i mundshëm nuk pritet të jetë i lehtë.

Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro, që kërkohet të paguhet menjëherë.

Asllani është i lidhur me klubin gjerman me një kontratë afatgjatë deri në vitin 2029. Ndërkohë, ai është pjesë e një skuadre që po lufton për të siguruar një vend në kompeticionet e UEFA Champions League, duke rritur edhe më shumë vlerën e tij në treg.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)