Një skuadër e Premier Ligës ruse, por e dashuruar me futbollistët shqiptarë. Ky është rasti i Akhmat Grozny, që vijon të hedhë rrjetat për yjet e Kombëtares kuqezi. Blerja më e fundit e klubit çeçen është Klisman Cake.
Mesfushori i grumbulluar së fundmi nga Sylvinho transferohet në këtë mënyrë në elitën e futbollit rus nga Shkëndija e Tetovës. Njoftimi u dha pikërisht nga klubi me të cilin mesfushori ka luajtur gjatë katër viteve të fundit.
Akhmat Grozny pagoi klauzolën për blerjen e Cakes. Pas aventurave me Tiranën, Strugën dhe Shkëndijën, 26-vjeçari hedh hapin e madh në karrierë dhe tashmë do të luajë në Premier Ligën ruse. Ai bëhet lojtari i katërt me origjinë shqiptare që do të përfaqësojë ngjyrat e ekipit çeçen, pas aventurave të suksesshme të Bekim Balaj, Odise Roshit dhe Bernard Berishës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)