Një tjetër futbollist shqiptar bën hap cilësor në karrierë. Nazmi Gripshi është zyrtarisht lojtar i Rubin Kazan, duke lënë pas eksperiencën me Astanën në Kazakistan. Mesfushori 28-vjeçar nga Durrësi ka firmosur një kontratë 2.5-vjeçare dhe do të ndajë dhomën e zhveshjes me Mirlin Dakun.
Klubi rus ka paguar rreth 500 mijë euro për kartonin e Gripshit. Para aventurës në Kazakistan, ai ka spikatur me Ballkanin në Kosovë, si dhe me Teutën e Skënderbeun në Superiore. Vitin e kaluar, forma e tij e mirë i siguroi edhe një ftesë nga trajneri i Kombëtares, Silvinjo.
Sipas “Transfermarkt”, vlera e lojtarit llogaritet 1.5 milionë euro. Gripshi ishte ndër më të dalluarit te Astana, performancë që tërhoqi interesin e disa klubeve dhe i hapi derën e elitës ruse.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)