Ish-ylli brazilian i futbollit, Adriano ka bërë deklarata të papritura për jetën e tij private, duke theksuar se nuk dëshiron më të martohet dhe se ndihet i lumtur me stilin aktual të jetesës.
“Nuk dua të kem më grua. Gratë flasin shumë. Të hënën dhe të martën preferoj të qëndroj i qetë për t’u rikuperuar nga fundjava. Qëndroj shtrirë në krevat, shoh një film apo dokumentar, pi shumë ujë, ndez kondicionerin dhe mbështillem me jorgan. Mamaja më përgatit ushqimin dhe kështu jam i lumtur”, është shprehur ish-sulmuesi.
Adriano ka zbuluar gjithashtu se martesa e tij e fundit zgjati vetëm 24 ditë. Sipas tij, një mbrëmje kishte ftuar miqtë në apartament dhe kishin kaluar natën duke luajtur domino dhe duke pirë në ballkon, gjë që bashkëshortes së tij, Micaela, nuk i kishte pëlqyer.
“Djemtë nuk u larguan dhe unë nuk i detyrova të largoheshin. Ajo nuk më kuptoi dhe unë nuk doja të ndryshoja zakonet e mia. Kështu u vendos që martesa të mbaronte. Anuluam dokumentin që kishim nënshkruar. Secili në rrugën e vet dhe unë jam i lumtur”, ka përfunduar ish-sulmuesi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)