Autoritetet doganore në Durrës bëjnë me dije se kanë sekuestruar një prej sasive më të mëdha me veshje false që do të mbushnin tregjet e vendit.
Drejtoria e Antikontrabandës, me degën doganore Durrës, ka goditur një rast të cenimit të pronësisë intelektuale ku janë konstatuar mbi 103 mijë palë veshje të markave të njohura ndërkombëtare të falsifikuara.
Veshjet mbanin logot Adidas, Nike, Gucci, Dior, Hugo Boss dhe Calvin Klein, por që në fakt nuk i përkisnin fabrikave të këtyre kompanive.
Mes mallrave të sekuestruara kishte dhe bluza sportive të ekipeve të njohura europiane të futbollit.
I gjithë malli i falsifikuar është bllokuar teksa kanë nisur procedurat përkatëse administrative dhe ligjore ndaj subjektit përgjegjës që priste këtë ngarkesë me mallra false.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)