Tre medalje të arta në Lojërat Olimpike dhe një bronz. Tre tituj kampion bote në peshëngritje dhe dy rekorde që mbeten në histori në peshën 83kg, e cila nuk ekziston më në konkurrim. Tituj Europianë dhe Ballkanikë, për një karrierë të shkëlqyer. Pirro Dhima, djaloshi i lindur në Himarë dhe që ngriti sportin grek në piedestal, tregon atë që e lidh me Shqipërinë.
“Me Shqipërinë më lidh Himara, fshati im. Aty ku u rrita me gjyshët, aty janë eshtrat e prindërve të mi, të mamit dhe të babit”, tha ai, në një rrëfim të veçantë për faqen zyrtare të Komitetit Olimpik Shqiptar.
Pirro Dhima tregoi si trajneri Bujar Budinaku zbuloi në oborrin e një shkolle në Tiranë, atë që është ndoshta emri më i madh i peshëngritjes botërore. “Trajneri I parë ishte Bujar Bodinaku. Ai më gjeti te rruga e Elbasanit, te shkolla Labinoti duke i rënë disa kumbullave me gurë. Peshëngritjen e dashurova nga momenti I parë, akoma jam i dashuruar edhe sot”.
Viti 1992, me Lojërat Olimpike në Barcelonë solli konfirmimin në arenën e madhe të sportit, me më parën nga tre medaljet e arta olimpike në karrierë: “Nuk ishte vetëm medalja e parë e artë e Pirro Dhimës, por medalja e parë e artë pas 96 vjetëve për Greqinë”.
Rreth krahasimit të sportit shqiptar me atë grek, ai tha: “Greqia nuk ka më sportista si ka Shqipëria. Po shoh çfarë ka arritur miku im Fidel Ylli në Komitetin Olimpik dhe mendoj se ne jemi më mirë në sport se në politikë”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)