Kishin arrestuar të gabuarin, rinis operacioni për gjetjen e autorit të sulmit në universitet

Autoritetet në Providence lanë të lirë një person të arrestuar për sulmin në Universitetin Brown, pasi hetimet zbuluan se nuk ishte ai autori i sulmit. Një tjetër operacion ka nisur për gjetjen e personit që vrau dy studentë dhe plagosi 9 të tjerë.

Burimi: BBC

15.12.2025. 16:15

Kishin arrestuar të gabuarin, rinis operacioni për gjetjen e autorit të sulmit në universitet

Autoritetet në Rhode Island kanë rinisur një operacion kërkim për autorin e sulmit në Universitetin Brown në SHBA, pasi personi i ndaluar më herët do të lihet i lirë.

Prokurori i Përgjithshëm i Rhode Island, Peter Neronha deklaroi në një konferencë për shtyp se pas verifikimit të të gjitha provave nuk kishte asnjë arsye se përse personi i ndaluar duhej të mbahej i burgosur.

Hetimi është duke vijuar dhe autoritetet po kërkojnë prova nga videot e sigurisë që mund t'i ndihmojnë ata të gjurmojnë të dyshuarin.

Dy persona u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën pasi një person i armatosur hapi zjarr të shtunën në universitetin Ivy League në qytetin Providence.

Studentët ishin duke iu nënshtruar një testimi, kur një person hyri brenda klasës dhe nisi të qëllojë të pranishmit. Më pas ai u largua me shpejtësi për të humbur të gjitha gjurmët.

Shefi i Policisë së Providence, Kolonel Oscar Perez konfirmoi se hetuesit nuk mendonin se personi i ndaluar, ishte individi i treguar në pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat u publikuan ditën e sulmit.

Në atë pamje, i dyshuari shihet duke u larguar nga vendi i ngjarjes i veshur tërësisht me rroba të zeza.

Për këtë ngjarje të rëndë reagoi dhe Presidenti Donald Trump, i cili shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe iu uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)