Stuhia e fuqishme shkakton viktima në Kaliforni

Të paktën 3 viktima si pasojë e reshjeve të dendura dhe përmbytjeve që kanë përfshirë Kaliforninë. Autoritetet presin që moti i keq të vijojë edhe gjatë së premtes.

Burimi: BBC

26.12.2025. 07:38

Stuhia e fuqishme shkakton viktima në Kaliforni

Stuhitë e rrëmbyeshme të shiut që goditën pjesën më të madhe të Kalifornisë shkaktuan të paktën 3 viktima ditën e Krishtlindjeve.

Në shumë zona u bllokuan rrugët kryesore nga përmbytjet, teksa pritet që shirat të vijojnë edhe gjatë ditës së premte.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom, shpalli gjendje të jashtëzakonshme të mërkurën në Los Angeles dhe qarqe të tjera jugore të Kalifornisë, ndërkohë që ekipet e shpëtimit vijojnë punën në terren për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve të bllokuar nga ujërat.

Rreth 100,000 njerëz në shtet ishin pa energji elektrike që nga mbrëmja e së enjtes.

Paralajmërime evakuimi janë në fuqi për banorë të qarkut San Bernardino në Kaliforninë jugore, teksa në Gjirin e San Franciscos vijon shpërndarja e ushqimeve për personat e prekur.

Kryetarja e bashkisë së Los Anxhelosit, Karen Bass, ka shpallur gjithashtu gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të stuhive dhe i ka paralajmëruar banorët të jenë të kujdesshëm në rrugë gjatë kohës së udhëtimeve për festa.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)