Lajmet për sulmin ndaj rezidencës së Putin, Trump: U mërzita shumë

Presidenti i SHBA, Donald Trump deklaroi se u mërzit shumë pas lajmeve kontraktitore për një sulm të mundshëm me dronë nga Ukraina ndaj rezidencës së presidentit rus, Putin.

Burimi: CNN

29.12.2025. 22:52

Lajmet për sulmin ndaj rezidencës së Putin, Trump: U mërzita shumë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se lideri rus Vladimir Putin e ka informuar personalisht për një sulm të dyshuar me dron nga Ukraina, i cili sipas Moskës kishte në shënjestër një nga rezidencat e tij private.

Duke folur për gazetarët në resortin e tij Mar-a-Lago në Florida, Trump e cilësoi një veprim të tillë si të papërshtatshëm, nëse pretendimi rezulton i vërtetë, duke theksuar se sulmet ndaj shtëpive personale përbëjnë një përshkallëzim serioz.

“Kjo nuk është koha e duhur. Është një gjë të jesh në ofensivë në luftë, por është diçka krejt tjetër të sulmosh shtëpinë e tij”, u shpreh Trump.

Megjithatë, presidenti amerikan pranoi se ekziston mundësia që pretendimi rus të mos jetë i saktë, duke theksuar se deri tani nuk ka prova të pavarura që konfirmojnë një sulm të tillë. Nga ana tjetër, autoritetet ukrainase e kanë mohuar menjëherë çdo përfshirje në një sulm ndaj rezidencës së presidentit rus.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)