Sulmet amerikane në Venezuelë, Trump e konfirmon: Kemi arrestuar Maduron

Në reagimin e tij të parë pas sulmeve ajrore në Karakas, Donald Trump njoftoi arrestimin e Nicolas Maduros. Maduro u arrestua së bashku me gruan e tij nga forcat amerikane pas bastisjeve në Karakas.

03.01.2026. 10:40

Sulmet amerikane në Venezuelë, Trump e konfirmon: Kemi arrestuar Maduron

Donald Trump ka konfirmuar se Presidenti Venezuelës Nicolas Maduro është kapur dhe është larguar me aeroplan nga vendi së bashku me gruan e tij, Cilla Flores.

Ai shtoi se SHBA-të kryen një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, Presidentit Nicolas Maduro, i cili, së bashku me gruan e tij, është kapur dhe është larguar me aeroplan nga vendi. Ky operacion u krye në bashkëpunim me forcat e ligjit të SHBA-së. Detajet do të vijojnë. Do të ketë një konferencë për shtyp sot në orën 11:00 të paradites, në Mar-a-Lago. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! Presidenti DONALD J. TRUMP", shkroi kreu i Shtëpisë së Bardhë në Truth Social.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)