Borë deri 40 cm, akse të bllokuara dhe mungesë energjie në Dibër
Reshjet e borës kanë shkaktuar probleme në Dibër. Raportohen rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie në disa zona.
09:31 4 h më parë11.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Video e ish-liderit të Venezuelës, duke ecur në korridoret e Qendrës Metropolitane të Paraburgimit në New York.
Me pranga në duar dhe i shoqëruar nga agjentë federalë amerikanë, ish-lideri venezuelas Nicolas Maduro është filmuar duke ecur në korridoret e Qendrës Metropolitane të Paraburgimit në New York. Qeveria amerikane publikoi pamjet e tij, pak orë pas arrestimit dhe transferimit në Shtetet e Bashkuara.
Në imazhet e publikuara, Maduro shihet i veshur me një bluzë të zezë me kapuç, duke kaluar në një korridor ku lexohet mbishkrimi “DEA NYD”. Teksa shoqërohej nga dy agjentë të anti-drogës amerikane, ai dëgjohet duke përshëndetur dhe duke uruar “natën e mirë” dhe “Gëzuar Vitin e Ri”.
Sipas autoriteteve amerikane, Maduro u arrestua dhe u dërgua në New York për t’u përballur me akuzat për trafik droge. Videoja u ripublikua në platformën X nga llogaria zyrtare “Rapid Response 47”, e lidhur me administratën e presidentit amerikan Donald Trump. “Fajtori ka ecur”, shkruhet në postimin shoqërues të videos nga llogaria “Rapid Response 47”.
Sipas një zyrtari të Departamentit të Drejtësisë, Maduro pritet të dalë për herë të parë para Gjykatës Federale të Manhattan të hënën, më 5 janar. Aktualisht, ai mbahet i ndaluar në Qendrën Metropolitane të Paraburgimit në New York.
Mediat raportojnë se Izraeli ka rritur gatishmërinë pas deklaratave të fundit nga Amerika se mund të ketë një sulm në Iran për shkak të shtypjes që autoritetet e këtij vendi po i bëjnë protestave të qytetarëve.
12:51 1 h më parë11.01.2026.
Autori
Të paktën 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti ajror në Kolumbi. Mes viktimave raportohet dhe një këngëtar i njohur.
12:03 2 h më parë11.01.2026.
Autori
Të paktën 1 person ka humbur jetën dhe qindra shtëpi janë djegur si pasojë e zjarreve shkatërrimtare që kanë shpërthyer në Australi. Situata pritet të përkeqësohet për shkak të temperaturave të larta.
11:21 2 h më parë11.01.2026.
Autori
Qindra persona janë evakuuar në orët e para të mëngjesit nga një ndërtesë në Ferrara e cila u përfshi nga flakët për motive ende të paqarta. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
10:16 3 h më parë11.01.2026.
Autori
Departamenti Amerikan i Shtetit iu kërkon qytetarëve amerikanë në Venezuelë që të largohen me shpejtësi nga vendi për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë pas arrestimit të Nicolas Maduros.
09:12 5 h më parë11.01.2026.
Autori
Shtetet e Bashkuara dhe partnerët ndërmorën një tjetër sulm kundër objektivave të Shtetit Islamik në Siri. Ende nuk dihen detaje nga operacioni.
08:44 5 h më parë11.01.2026.
Autori
Të paktën 29 persona u arrestuan dhe 1 oficer u plagos në protestën e radhës në Minneapolis pas vrasjes së një gruaje nga një agjent i Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave.
08:17 5 h më parë11.01.2026.
Autori
Tre astronautë kinezë kanë mbetur të bllokuar në stacionin hapësinor Tiangong pasi kapsula e tyre e kthimit dyshohet se është goditur nga mbetje hapësinore, duke detyruar autoritetet kineze të shtyjnë rikthimin e tyre në Tokë.
22:50 15 h më parë10.01.2026.
Autori
Administrata Trump po shqyrton skenarë të mundshëm për sulme ushtarake ndaj Iranit, në një kohë kur regjimi iranian po përshkallëzon dhunën ndaj protestuesve dhe ushtria është angazhuar drejtpërdrejt në shtypjen e trazirave mbarëkombëtare.
22:22 15 h më parë10.01.2026.
Autori
Komente (0)