Maduro përpara gjykatës: Jam president dhe i pafajshëm!

Ish-presidenti i Venezuelës mohoi të gjitha akuzat dhe pretendon se është rrëmbyer në shtëpinë e tij në Karakas.

05.01.2026. 19:00

Maduro përpara gjykatës: Jam president dhe i pafajshëm!

Nicolas Maduro ka dalë para gjykatës në New York, duke u paraqitur personalisht para gjykatësit Alvin Hellerstein dhe duke konfirmuar identitetin e tij. Sipas mediave amerikane, Maduro u shpreh në spanjisht: “Jam unë Nicolas Maduro dhe jam presidenti i Venezuelës”.

Ai gjithashtu deklaroi se është paraqitur në sallën e gjyqit pas kapjes nga forcat amerikane: “Jam rrëmbyer. Jam kapur në shtëpinë time në Karakas”, tha Maduro. Lideri venezuelan mohoi të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të, duke theksuar: “Jam i pafajshëm, nuk jam fajtor”.

Procesi ndaj tij në Shtetet e Bashkuara lidhet me akuza për trafikun e drogës, korrupsionin qeveritar dhe krime të lidhura me terrorizmin, duke shënuar një fazë të re në situatën ndërkombëtare që lidhet me Venezuelën.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)