Vdes spiuni i më i dëmshëm i CIA-s, tradhtoi SHBA-në për para, komprometoi mbi 100 operacione

Ka ndërruar jetë në burg, Aldrich Ames ish-oficeri i CIA-s që komprometoi mbi 100 operacione klandestine të agjencisë dhe zbuloi identitetin e më shumë se 30 agjentëve.

Burimi: BBC

07.01.2026. 07:51

Vdes spiuni i më i dëmshëm i CIA-s, tradhtoi SHBA-në për para, komprometoi mbi 100 operacione

Aldrich Ames, ish-oficer i CIA-s dhe një nga agjentët e dyfishtë më të dëmshëm në historinë e Shteteve të Bashkuara, ka vdekur në moshën 84-vjeçare.

Ames, i cili po vuante dënim me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht, ndërroi jetë të hënën në Institucionin Federal Korrektues në Cumberland.

Ames u arrestua në vitin 1994 pasi pranoi se për gati një dekadë I kishte shitur sekrete shtetërore Bashkimit Sovjetik dhe më pas Rusisë. Ai komprometoi mbi 100 operacione klandestine të CIA-s dhe zbuloi identitetin e më shumë se 30 agjentëve perëndimorë, duke çuar në ekzekutimin e të paktën 10 prej tyre.

I motivuar nga borxhet dhe dëshira për një jetë luksoze, Ames nisi bashkëpunimin me KGB-në në vitin 1985, duke marrë fillimisht 50 mijë dollarë. Gjatë viteve, ai përfitoi rreth 2.5 milionë dollarë, para që i shpenzoi për një shtëpi luksoze, makina të shtrenjta dhe udhëtime jashtë vendit.

Ironikisht, Ames drejtonte departamentin e kundërzbulimit sovjetik të CIA-s, ndërsa paralelisht tradhtonte vendin e tij. Ish-drejtori i CIA-s, James Woolsey, e quajti atë “një tradhtar vrasës”, duke theksuar se agjentët humbën jetën për shkak të lakmisë së tij për para dhe luks.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)