Nga “shqiptari më i urryer” te El Chapo, VIP-at e burgut famëkeq ku qëndron Maduro

Janë zbuluar disa nga “shokët” VIP të ish-presidentit Maduro në burgun e Brooklyn. Mes tyre reperë të njohur, narkotrafikantë, por edhe një shqiptar.

Burimi: CNN

07.01.2026. 08:09

Nga “shqiptari më i urryer” te El Chapo, VIP-at e burgut famëkeq ku qëndron Maduro

Ish-Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro dhe bashkëshortja e tij Cilia Flores janë vendosur në qendrën e paraburgimit Metropolitan në Brooklyn dhe do të qëndrojnë në këtë burg federal derisa të përballen me akuzat e rënda të ngritura ndaj tyre për trafik droge, narko-terrorizëm dhe armëmbajtje.

MDC Brooklyn është një institucion i njohur që strehon të paraburgosur me profil VIP, duke përfshirë emra që kanë shkaktuar bujë globale, nga kriminelë të profilit të lartë tek figura të botës së biznesit dhe spektaklit.

Midis të burgosurve që e kanë kaluar apo që janë ende në këtë qendër janë narkotrafikanti Joaquín “El Chapo” Guzmán, reperi R. Kelly, themeluesi i FTX, Sam Bankman-Fried, Ghislaine Maxwell, e dënuar për trafikim seksual në lidhje me çështjen Epstein, dhe gjithashtu shqiptari Martin Shkreli, i njohur si “Pharma Bro”.

Shkreli u bë figurë mjaft e urryer në Shtetet e Bashkuara kur në 2015, si drejtues i kompanisë farmaceutike Turing Pharmaceuticals, rriti çmimin e ilaçit jetik Daraprim nga rreth 13.50 dollarë në 750 dollarë për pilulë,  duke e bërë atë pothuajse të paarritshëm për shumë pacientë.

Kjo praktikë u kritikua ashpër nga publiku, media dhe politikanë për shkak të ndikimit të ilaçit në njerëzit me sëmundje të rënda.

Megjithatë, Shkreli u dënua jo për këtë çështje të çmimeve të barnave, por për shtirje mashtruese të investitorëve dhe komplot për mashtrim, çka rezultoi në një dënim prej shtatë vjetësh burg dhe gjoba milionëshe. Ai u lirua para kohe në 2022 dhe u ndalua përgjithmonë të jetë oficeri i një kompanie të listuar publikisht.

Vendosja e Maduros në këtë burg  e njohur ndryshe si “ferri mbi tokë” thekson seriozitetin e çështjes dhe përplasjet e mundshme juridike dhe diplomatike që priten mes Uashingtonit dhe komunitetit ndërkombëtar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)