Shtetet e Bashkuara të Amerikës sekuestruan dy anije çisternë ruse, La Marinera dhe Sophia, duke i akuzuar për aktivitetet e paligjshme të transportit të naftës. Operacioni ndodhi më 7 janar 2026: sekuestrimi i parë u bë në Atlantikun Verior, ndërsa i dyti në Detin e Karaibeve.
Sipas autoriteteve amerikane, të dyja anijet ishin pjesë e asaj që njihet si “flota e errët”, e angazhuar në transportin illegal të naftës, në shkelje të sanksioneve ndërkombëtare. La Marinera, e njohur më parë si Bella 1, akuzohet për transportimin e naftës iraniane, duke shkelur sanksionet e SHBA-ve.
Qeveria ruse ka reaguar, ku përpos denoncimit të fort ndaj operacionit, ka pohuar se mësymja dhe hipja në anije nga forcat amerikane shkel Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Detit të vitit 1982. Ministria e Transportit e Rusisë theksoi se La Marinera kishte marrë leje të përkohshme për të naviguar nën flamurin rus, bazuar në ligjin rus dhe të drejtën ndërkombëtare.
Operacioni i sekuestrimit, i drejtuar nga Departamenti i Sigurisë së Brendshme të SHBA, nuk ishte i pari për këtë anije. Më parë, Shtetet e Bashkuara kishin tentuar të hipnin në bordin e La Marinera, por anija kishte ndryshuar kurs dhe flamur. Pavarësisht përpjekjeve të Kremlinit për të mbrojtur anijen, duke dërguar anije ushtarake dhe një nëndetëse për ta shoqëruar, operacioni përfundoi me sukses për amerikanët.
Po ashtu, u sekuestrua edhe anija tjetër, Sophia. Sipas mediave amerikane, kjo anije po lundronte nën flamurin e falsifikuar të Kamerunit, ndërkohë që ishte një anije ruse. Shtetet e Bashkuara akuzojnë gjithashtu edhe çisternën Sophia se është pjesë e “flotës së errët” dhe se ka shkelur sanksionet.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)