Borë deri 40 cm, akse të bllokuara dhe mungesë energjie në Dibër
Reshjet e borës kanë shkaktuar probleme në Dibër. Raportohen rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie në disa zona.
09:31 6 h më parë11.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Të paktën 29 persona u arrestuan dhe 1 oficer u plagos në protestën e radhës në Minneapolis pas vrasjes së një gruaje nga një agjent i Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave.
Kthehen të dhunshme protestat në Minneapolis, pas vrasjes së një gruaje nga një agjent i Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave.
Të paktën 29 persona u arrestuan dhe një oficer policie u plagos gjatë demonstratës në rrugët e qytetit ku kishin dalë qindra njerëz të indinjuar për incidentin e rëndë.
Protesta kundër zbatimit të ligjit për emigracionin janë mbajtur në të gjithë SHBA-në, pasi 37-vjeçarja Renee Nicole Good u qëllua në makinën e saj të mërkurën.
Administrata Trump tha se agjenti që qëlloi me armë veproi në vetëmbrojtje ndërsa autoritetet lokale këmbëngulin se gruaja nuk paraqiste asnjë rrezik.
Policia e Minneapolis e shpalli tubimin të paligjshëm, ndërsa protestuesit u mblodhën jashtë Hotel Canopy në qytet, ku besohet se po qëndronin disa agjentë të ICE-së.
Departamenti i policisë së Minneapolis tha në një deklaratë se disa individë hynë me forcë në hotel përmes një dere emergjence.
Policia tha se kishte mbi 1,000 demonstrues në zonë dhe disa hodhën akull, borë dhe gurë drejt oficerëve, automjeteve të policisë dhe automjeteve të tjera, por nuk u raportuan lëndime serioze.
Një oficer i zbatimit të ligjit pësoi lëndime të lehta, por nuk pati nevojë për ndihmë mjekësore.
Në një konferencë për shtyp të shtunën, kryebashkiaku i Minneapolis, Jacob Frey, duartrokiti shumicën e protestuesve, të cilët sipas tij kanë qenë paqësorë, por vuri në dukje se individët që shkaktojnë dëme në pronë ose i vënë të tjerët në rrezik do të arrestohen.
Protesta të tjera janë planifikuar në Minneapolis si dhe në Teksas, Florida, Uashington DC, sipas Indivisible, një organizatë që u formua për t'i rezistuar administratës Trump.
Mediat raportojnë se Izraeli ka rritur gatishmërinë pas deklaratave të fundit nga Amerika se mund të ketë një sulm në Iran për shkak të shtypjes që autoritetet e këtij vendi po i bëjnë protestave të qytetarëve.
12:51 2 h më parë11.01.2026.
Autori
Të paktën 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti ajror në Kolumbi. Mes viktimave raportohet dhe një këngëtar i njohur.
12:03 3 h më parë11.01.2026.
Autori
Të paktën 1 person ka humbur jetën dhe qindra shtëpi janë djegur si pasojë e zjarreve shkatërrimtare që kanë shpërthyer në Australi. Situata pritet të përkeqësohet për shkak të temperaturave të larta.
11:21 4 h më parë11.01.2026.
Autori
Qindra persona janë evakuuar në orët e para të mëngjesit nga një ndërtesë në Ferrara e cila u përfshi nga flakët për motive ende të paqarta. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
10:16 5 h më parë11.01.2026.
Autori
Departamenti Amerikan i Shtetit iu kërkon qytetarëve amerikanë në Venezuelë që të largohen me shpejtësi nga vendi për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë pas arrestimit të Nicolas Maduros.
09:12 6 h më parë11.01.2026.
Autori
Shtetet e Bashkuara dhe partnerët ndërmorën një tjetër sulm kundër objektivave të Shtetit Islamik në Siri. Ende nuk dihen detaje nga operacioni.
08:44 6 h më parë11.01.2026.
Autori
Tre astronautë kinezë kanë mbetur të bllokuar në stacionin hapësinor Tiangong pasi kapsula e tyre e kthimit dyshohet se është goditur nga mbetje hapësinore, duke detyruar autoritetet kineze të shtyjnë rikthimin e tyre në Tokë.
22:50 16 h më parë10.01.2026.
Autori
Administrata Trump po shqyrton skenarë të mundshëm për sulme ushtarake ndaj Iranit, në një kohë kur regjimi iranian po përshkallëzon dhunën ndaj protestuesve dhe ushtria është angazhuar drejtpërdrejt në shtypjen e trazirave mbarëkombëtare.
22:22 17 h më parë10.01.2026.
Autori
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Vladimir Putin i frikësohet Shteteve të Bashkuara, por jo Evropës, duke kritikuar njëkohësisht politikat evropiane dhe rolin e kontinentit në arenën ndërkombëtare.
21:15 18 h më parë10.01.2026.
Autori
Komente (0)