Kamioni përplaset me barrierat pranë Shtëpisë së Bardhë, arrestohet shoferi
Autoritetet izoluan përkohësisht zonën, gjithashtu konfirmuan se nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
14:25 22 h më parë11.03.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Nga data 1 shkurt do të paguajnë doganë 10% më tepër, në qershor tarifa rritet në 25%. Reagimi i BE: Nxisin një spirale të rrezikshme.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shpallur vendosjen e tarifave doganore ndaj disa shteteve europiane, duke e lidhur vendimin me çështjen e Groenlandës. Të vetmet shtete të mëdha të unionit që nuk u përfshinë në listën e vendeve të goditura nga masat janë Italia dhe Spanja.
Në një postim në rrjetin social “Truth”, shefi i Shtëpisë së Bardhë njoftoi se duke nisur nga data 1 shkurt do të vendosen tarifa prej 10% ndaj Danimarkës, Norvegjisë, Suedisë, Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Holandës dhe Finlandës. Presidenti amerikan sqaroi se nga 1 qershori 2026 këto tarifa do të rriten në 25%.
“Tarifat do të mbeten në fuqi deri në momentin kur të arrihet një marrëveshje për blerjen e plotë dhe totale të Groenlandës”, shkruante Trump. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar prej më tepër se 150 vitesh ta finalizojnë këtë marrëveshje. “Shumë presidentë e kanë provuar, por Danimarka ka refuzuar gjithmonë. Sot, për shkak të sistemeve moderne të armëve, si ofensive ashtu edhe mbrojtëse, nevoja për ta përvetësuar është veçanërisht e rëndësishme”, theksoi Trump.
Presidenti amerikan ka akuzuar gjithashtu Danimarkën dhe vendet e Bashkimit Europian se kanë përfituar për vite me radhë nga politikat tregtare të SHBA-ve. Ai tha se “ka ardhur momentin që Danimarka të kthejë nderin, pasi në lojë është paqja në botë”, duke shtuar se Kina dhe Rusia janë gjithashtu të interesuara për Groenlandën.
Pas qëndrimit të presidentit Trump, i menjëhershëm ishte edhe reagimi nga Bashkimi Europian. Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, paralajmëruan për pasojat e tarifave. “Integriteti territorial dhe sovraniteti janë parime themelore të së drejtës ndërkombëtare. Tarifat doganore do të dëmtonin marrëdhëniet transatlantike dhe rrezikojnë të nxisin një spirale të rrezikshme rënëse”, thuhej në deklaratën e përbashkët. Dy zyrtarët e lartë të Unionit theksuan se “Europa do të mbetet e bashkuar dhe e vendosur për të mbrojtur sovranitetin e saj”.
Pamje të reja janë publikuar nga media shtetërore e Koresë së Veriut duke shtuar spekulimet se vajza e liderit Kim Jong Un po përgatitet si pasardhëse e tij. Në imazh shfaqet adoleshentja Kim Ju Ae duke qëlluar me pistoletë gjatë një vizite në një fabrikë armësh.
12:25 29 min më parë12.03.2026.
Autori
Duke folur për mundësinë e goditjes së infrastrukturës kritike iraniane, presidenti amerikan paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara kanë aftësinë të ndërhyjnë shpejt në sektorët jetikë të vendit.
10:56 1 h më parë12.03.2026.
Autori
Sulmet me dronë kanë vazhduar të trazojnë rajonin e Gjirit këtë mëngjes, pasi incidente janë raportuar brenda një ore në Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, duke rritur më tej tensionet në rajon.
10:22 2 h më parë12.03.2026.
Autori
Ministria e mbrojtjes e Italisë thotë se një raketë goditi një bazë italiane në qytetin e Erbilit, në rajonin gjysmë-autonom kurd të Irakut, gjatë natës, pa shkaktuar viktima.
09:59 2 h më parë12.03.2026.
Autori
Tre vëllezër janë arrestuar në Norvegji në lidhje me një shpërthim jashtë ambasadës amerikane në kryeqytet, Oslo, të dielën.
08:34 4 h më parë12.03.2026.
Autori
Ambasadori iranian në OKB, Amir Saeid Iravani, e quajti rezolutën e Këshillit të Sigurimit që bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve të Teheranit kundër shteteve të Gjirit si të motivuar politikisht.
08:06 4 h më parë12.03.2026.
Autori
Këshilli i Sigurisë në OKB ka miratuar një rezolutë që dënon sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit.
22:59 13 h më parë11.03.2026.
Autori
Ushtria izraelite tha se sulmet mbi Libanin, synojnë kryesisht zonën e Dahiya-s, një bastion i njohur i Hezbollahut në jug të Bejrutit.
22:46 14 h më parë11.03.2026.
Autori
Në fjalimin e saj, Meloni theksoi se Italia nuk është e përfshirë në ndërhyrjen ushtarake kundër Iranit dhe nuk synon të përfshihet në konflikt.
22:30 14 h më parë11.03.2026.
Autori
Komente (0)