Berisha njofton protestën e radhës: Të gjithë në Tiranë më 22 mars

Kreu i demokratëve Sali Berisha ka njoftuar se protesta e radhës kombëtare e opozitës do të mbahet më 22 mars në Tiranë.

12.03.2026. 11:55

Berisha njofton protestën e radhës: Të gjithë në Tiranë më 22 mars

Kreu i demokratëve Sali Berisha ka njoftuar se protesta e radhës kombëtare e opozitës do të mbahet më 22 mars në Tiranë. 

"Me 22 mars, e gjithë Shqipëria në Tiranë. E gjithë Tirana në rrugë. Të vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore gjer në fitoren përfundimtare. Fitore, fitore, fitore!", tha Berisha.

Më herët ai u shpreh se sot u dha autorizimi i plotë për kryengritjen e qytetarëve, me rrëzimin e kërkesës së SPAK për Ballukun. 

"Kjo që ndodhi sot është autorizim i plotë për kryengritjen më të fuqishme të qytetarëve shqiptarë kundër tij. Është kushtrim i plotë të vazhdojmë të pamposhtur kryengritjen tonë paqësore gjer në largimin e tij nga pushteti. Kjo që ndodhi sot është apel për ndërgjegjen e çdo shqiptari që e do këtë vend të bashkohet për të larguar një minutë e më parë qeveritarin më të poshtëruar që kanë pasur në historinë e tyre, Edi Ramën. Ndaj dhe le të vazhdojmë ne këtë betejë. Edi Rama mendon se mbylli dosjen e tij duke votuar kundër heqjes së imunitetit. Por dosja e tij nuk mbyllet kurrë dhe do ta ketë si gur varri, edhe pas vdekjes në varrin e tij do i vendoset, hajdut, këtu prehet një kryehajdut do shkruhet për të. Ndaj dhe le të vazhdojmë ne kryengritjen tonë paqësore. Kjo është pranvera jonë", tha ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)