Kamioni përplaset me barrierat pranë Shtëpisë së Bardhë, arrestohet shoferi
Autoritetet izoluan përkohësisht zonën, gjithashtu konfirmuan se nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
14:25 9 h më parë11.03.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ushtria izraelite tha se sulmet mbi Libanin, synojnë kryesisht zonën e Dahiya-s, një bastion i njohur i Hezbollahut në jug të Bejrutit.
Ushtria e Izraelit ka nisur një valë sulmesh ajrore në shkallë të gjerë në kryeqytetin e Libanit, duke thënë se objektiv janë pozicionet dhe infrastruktura e Hezbollahut në periferitë jugore të Bejrutit.
Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, operacioni vjen pasi Hezbollahu lëshoi dhjetëra raketa drejt veriut të Izraelit. Ushtria izraelite tha se sulmet synojnë kryesisht zonën e Dahiya-s, një bastion i njohur i Hezbollahut në jug të Bejrutit.
Autoritetet izraelite kanë paralajmëruar disa herë ditët e fundit qytetarët libanezë që të evakuohen nga kjo zonë, duke përsëritur thirrjen për largim edhe dy herë gjatë ditës së sotme.
Nga terreni në Bejrut, korrespondenti i Sky News, John Sparks, raportoi se disa ndërtesa banimi janë shkatërruar nga bombardimet izraelite, ndërsa zona përreth është përfshirë nga kaosi. Sipas tij, qendra e qytetit është “kthyer përmbys”.
Ndërkohë, tensionet janë rritur edhe më shumë pasi një zyrtar i lartë i mbrojtjes izraelite tha se Irani dhe Hezbollahu kanë kryer një sulm të koordinuar kundër Izraelit verior. Sipas tij, kjo është hera e parë që të dyja palët kryejnë një sulm të përbashkët që nga fillimi i përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme më 28 shkurt.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, dënoi bombardimin e një dege të bankës më të vjetër të Iranit, duke thënë se ndërtesa ishte plot me njerëz në momentin e sulmit.
“Punonjësit po punonin shumë për të siguruar që iranianët të kenë ushqim në tavolinat e tyre para Vitit të Ri”, tha ai, duke shtuar se “forcat tona të armatosura të fuqishme do të hakmerren për këtë krim”.
Më herët, “Jerusalem Post” raportoi se objektivi i sulmit ishte një qendër e të dhënave bankare, e cila dyshohet se u godit për të ndërprerë pagesat për zyrtarët shtetërorë.
Në të njëjtën kohë, Garda Revolucionare e Iranit paralajmëroi për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit. Në një deklaratë, ajo tha se është “gati për luftë të plotë mbijetese”.
Sipas tyre, “koha për hakmarrje ka mbaruar”, ndërsa paralajmëruan gjithashtu se Ngushtica e Hormuzit është tashmë “një zonë e ndaluar dhe asnjë litër naftë nuk do të kalojë pa lejen e Iranit”.
Garda Revolucionare shtoi gjithashtu se tre anijet e goditura më herët gjatë ditës, pavarësisht se mbanin flamuj të ndryshëm, “po punonin për SHBA-në dhe Izraelin”.
Tre vëllezër janë arrestuar në Norvegji në lidhje me një shpërthim jashtë ambasadës amerikane në kryeqytet, Oslo, të dielën.
08:34 8 h më parë12.03.2026.
Autori
Ambasadori iranian në OKB, Amir Saeid Iravani, e quajti rezolutën e Këshillit të Sigurimit që bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve të Teheranit kundër shteteve të Gjirit si të motivuar politikisht.
08:06 7 h më parë12.03.2026.
Autori
Këshilli i Sigurisë në OKB ka miratuar një rezolutë që dënon sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit.
22:59 1 h më parë11.03.2026.
Autori
Në fjalimin e saj, Meloni theksoi se Italia nuk është e përfshirë në ndërhyrjen ushtarake kundër Iranit dhe nuk synon të përfshihet në konflikt.
22:30 1 h më parë11.03.2026.
Autori
Një hetim paraprak zbuloi se SHBA përdori informacion të vjetër gjatë një sulmi në Iran ku u qëllua dhe një shkollë fillore.
22:14 2 h më parë11.03.2026.
Autori
Gjykata në Linz të Austrisë vendosi të sekuestrojë një avion me vlerë dhjetëra milionë euro, në pronësi të Ryanair, pasi kompania irlandeze refuzoi të paguante 890 euro si kompensim për një pasagjere.
21:58 2 h më parë11.03.2026.
Autori
Ambasada amerikane në Irak bën me dije se grupe të lidhura me Iranin po shënjestrojnë hotelet në Bagdad ku qëndrojnë amerikanët.
21:43 2 h më parë11.03.2026.
Autori
Presidenti francez, Macron tha në një bisedë me liderët e G7 se lufta në Iran nuk duhet të çojë në lehtësimin e sanksioneve ndaj naftës ruse.
21:27 2 h më parë11.03.2026.
Autori
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian vendosi tre kushte për fundin e konfliktit duke thënë se kërkon dëmshpërblim financiar, njohjen e të drejtave të vendit dhe garanci ndërkombëtare për të mos pasur sulme të ngjashme në të ardhmen.
21:13 3 h më parë11.03.2026.
Autori
Komente (0)