Kamioni përplaset me barrierat pranë Shtëpisë së Bardhë, arrestohet shoferi
Autoritetet izoluan përkohësisht zonën, gjithashtu konfirmuan se nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
14:25 22 h më parë11.03.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Projekti i Shteteve të Bashkuara mund të kushtojë deri në 831 miliardë dollarë, ndërsa kompania “SpaceX” mund të ndërtojë rreth 600 satelitë.
Quhet “Golden Dome”, në shqip “Kupola e Artë” dhe është sistemi gjigant mbrojtës i projektuar për të mbrojtur territorin e Shteteve të Bashkuara nga çdo lloj rakete. Këtu përfshihen edhe ato të lëshuara nga hapësira nga vende rivale si Rusia dhe Kina. Projekti u shpall nga Donald Trump në fillim të mandatit të tij të dytë presidencial.
Ai frymëzohet nga iniciativa e njohur si “Lufta e Yjeve” e presidentit Ronald Reagan, e cila u braktis në vitet ’80 për shkak të kostove shumë të larta. Trump jo vetëm që e riktheu në vëmendje, por e ka lidhur zhvillimin e “Kupolës së Artë” me idenë e aneksimit të Groenlandës.
Edhe pse shefi i Shtëpisë së Bardhë e ka cilësuar ishullin si një pikë strategjike për funksionimin e sistemit, analistët vënë në dyshim si domosdoshmërinë e përfshirjes së Groenlandës, ashtu edhe realizimin teknik dhe financiar të projektit. Kjo për faktin se kostot janë marramendëse.
“Golden Dome” u shpall prioritet kombëtar më 27 janar 2025. Sipas presidentit Trump, sistemi do të kushtonte rreth 175 miliardë dollarë dhe do të ishte funksional në janar të 2029-ës. Por, sipas një vlerësimi të mëparshëm, parashikohej se gjatë 20 viteve të ardhshme, kosto reale mund të arrijë deri në 831 miliardë dollarë.
Në garë për ndërtimin e sistemit mbrojtës janë të gjitha kompanitë e mëdha, ndërsa sipas burimeve “SpaceX” e Elon Musk është kandidate për të ndërtuar rreth 600 satelitë. Projekti parashikon një konstelacion satelitor të pajisur me sensorë dhe interceptorë, të aftë që të zbulojnë, të ndjekin dhe të shkatërrojnë raketat gjatë fluturimit. Sistemi do të integrohej me struktura detare dhe tokësore, të lidhura përmes inteligjencës artificiale, për reagim pothuajse të menjëhershëm.
Pamje të reja janë publikuar nga media shtetërore e Koresë së Veriut duke shtuar spekulimet se vajza e liderit Kim Jong Un po përgatitet si pasardhëse e tij. Në imazh shfaqet adoleshentja Kim Ju Ae duke qëlluar me pistoletë gjatë një vizite në një fabrikë armësh.
12:25 26 min më parë12.03.2026.
Autori
Duke folur për mundësinë e goditjes së infrastrukturës kritike iraniane, presidenti amerikan paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara kanë aftësinë të ndërhyjnë shpejt në sektorët jetikë të vendit.
10:56 1 h më parë12.03.2026.
Autori
Sulmet me dronë kanë vazhduar të trazojnë rajonin e Gjirit këtë mëngjes, pasi incidente janë raportuar brenda një ore në Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, duke rritur më tej tensionet në rajon.
10:22 2 h më parë12.03.2026.
Autori
Ministria e mbrojtjes e Italisë thotë se një raketë goditi një bazë italiane në qytetin e Erbilit, në rajonin gjysmë-autonom kurd të Irakut, gjatë natës, pa shkaktuar viktima.
09:59 2 h më parë12.03.2026.
Autori
Tre vëllezër janë arrestuar në Norvegji në lidhje me një shpërthim jashtë ambasadës amerikane në kryeqytet, Oslo, të dielën.
08:34 4 h më parë12.03.2026.
Autori
Ambasadori iranian në OKB, Amir Saeid Iravani, e quajti rezolutën e Këshillit të Sigurimit që bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve të Teheranit kundër shteteve të Gjirit si të motivuar politikisht.
08:06 4 h më parë12.03.2026.
Autori
Këshilli i Sigurisë në OKB ka miratuar një rezolutë që dënon sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit.
22:59 13 h më parë11.03.2026.
Autori
Ushtria izraelite tha se sulmet mbi Libanin, synojnë kryesisht zonën e Dahiya-s, një bastion i njohur i Hezbollahut në jug të Bejrutit.
22:46 14 h më parë11.03.2026.
Autori
Në fjalimin e saj, Meloni theksoi se Italia nuk është e përfshirë në ndërhyrjen ushtarake kundër Iranit dhe nuk synon të përfshihet në konflikt.
22:30 14 h më parë11.03.2026.
Autori
Komente (0)